Shqipëria është një vend çudirash, por nga ana tjetër edhe çudit duket se janë bërë një fenomen i zakonshëm për të. Për këtë mjafton të hedhësh një vështrim ndaj tifozëve të kombëtares shqiptare ku dallon qartazi qylafi me shqiponjën dy krenare.
Është interesant fakti se nga 50 e sa parti që ka vendi ynë, tifozët zgjodhën qylafin me shkabën dy krenare për identitet të tyre si tifozë, simbol ky që për vite e vite me rradhë u identifikonin forcat balliste gjatë luftës së dytë botërore.
Partia e Ballit ndonëse tashmë është thuajse inegzistente duket se simbolet e saj kanë mundur tia dalin. Kjo falë Ismail Morinës me pseudonimin Ballisti.