• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia Demokratike po ndryshon emrin dhe do quhet: “Vetëfundosja”

by Kreshnik Spahiu
06/12/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Telenovela “Bardheblu” me disa seri po hyn në fazën e saj tragji-komike.
Aq shumë po banalizohet proçesi vendimarrës, sa afro 1000 delegatë do marrin pjesë në dy Kuvendet, në 11 dhe 18 dhjetor.
Thesi me lek është hapur dhe dhjetra delegatë firmosin natën por e mohojnë ditën firmën e tyre.
Debatohet se kush dha BESËN dhe kush e preu, duke harruar se përpara se Berisha të ndjehet i tradhtuar, me qindra të tjerë e kishin etiketuar prej vitesh Lulzimin si besë-prerë.
Pabesia Basha-Berisha nuk ka filuar ndaj njëri-tjetrit. Ata fillimisht së bashku prenë në besë çdo koleg dhe themelues të Partisë Demokratike duke i larguar nga partia.
Ata luanin ping-pong, kur të eleminonte Basha, Berisha bënte sikur s’kishte dijeni apo anasjelltas, kur jepte urdhër Berisha, Basha ngrinte supet.
Sali Berisha projektoi modelin e kryetarit hije për ta trashëguar partinë tek shoku dhe miku i familjes, por me pa pjekurinë e tij, nuk arriti të kuptonte që dikujt që ja dhuron qyl biznesin, nuk e menaxhon më mirë se ata që e krijuan.
Berisha largoi çdo personalitet që Lulzim Basha të kishte fushën e lirë, me synimin që Luzimi mos rrezikohet as nga shokët e Olldashit, as nga grupi Jozefinës….
Berisha kishte dijeni për çdo pazar të Lulzim Bashës:
– për tenderin 1 miliard e 400 milion euro të rrugës Kombit,
– për mënyrën si u mbyll çeshtja penale dhe dosja me afate në Gjykatë,
– për tenderin e riciklimit plehrave dhe kanoçeve të kunatit në Tiranë,
– për pallatet që ndërtoi Basha në Vlorë në emër të vjehrrit në Lungo Mare,
– për zyrat që mori familja e Bashës në PD dhe si eleminoi zyrën e shtypit,
– për 4 vilat me pishina kush ja dhuroi
– për mercedesin personal,
– për shitjen e kauzës Kalimashit,
– për pazarin me ndërtuesit e Unazës Astirit,
– për kompesimin 14 milion euro nga qeveria Rama për pallatin e tij të paligjshëm të ndërtuar brenda në det,
– për zarfet për futjen e listave si deputet
– për marrveshjen e 17 Majit,
– për eleminimin e çdo politikani brenda opozitës
Unë e “besoj” Lulzim Bashën…..
Ai është shumë i sinqert kur thotë se Berisha kishte dijeni për çdo veprim të tij, madje ishte protagonist dhe ortak në vendimarrje.
E gjitha çfarë po ndodh, është modeli i fundosjes opozitës dhe asgjesimit të kauzave popullore.
Kjo ishte zgjedhja e Sali Berishës, i cili kishte harruar shprehjen popullore: “Rrite gjarprin, që të të haj”
Ditën që e kafshoi gjarpëri i tij, po bën thirrje të gjithë atyre që helmoi: BASHKOHUNI.
Paniku dhe euforia nuk po i lejon të kuptojnë se ata që po duartrokasin s’duan as qenin dhe as të zotin.
Ata thjesht po e përdorin për hakmarrje ndaj Lulzimit, duke shijuar momentin sesi do ja pres kokën gjarpërit që rriti dhe ushqeu me helm 16 vjet.
As Basha dhe as Berisha s’do dalë i fituar.
Ndarja i çmitizoi dhe do i shkatërroj të dy.
Të gjithë po lumturohen se po afron java kur Partia Demokratike do të ndryshoj emër dhe do të quhet: “VETËFUNDOSJA”.

Next Post
Festat/ Ambasadorja Hajdaraga: Çfarë duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni në Greqi

Festat/ Ambasadorja Hajdaraga: Çfarë duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In