Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke lënë kandidat të Partisë Demokratike në Kurbin Altin Bibën. Vendimi u mor ditën e sotme, duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e Bibës dhe regjistrimin në vend të tij të Ilir Pjetrajt.
Altin Biba u votua nga KQZ si kandidat i PD për bashkinë e Kurbinit në zgjedhjet vendore. Altin Biba ishte kandidati i parë i PD në Kurbin, por ai u dorëhoq. Në këtë mënyrë, ishte PD që kërkoi të regjistronte si kandidat në Kurbin Ilir Pjetrajn.
Megjithatë me vendimin fillimisht të KQZ dhe tashmë edhe të Kolegjit Zgjedhor, nuk do të lejohet Pjetraj që të regjistrohet dhe të kandidojë nën siglën e PD.









