• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia Demokratike në eksperimente, elektorati në pritje

by Ben Andoni
10/09/2023 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me vetëm kronikën, që ka rrjedhur pas shpalljes non-grata të Berishës dhe, duke vazhduar me largimin e tij zyrtar prej Bashës nga grupi parlamentar; procesin e “Foltores”; Janarin e Shqup-it mund të bëhet një histori e zhvillimeve politike të Partisë Demokratike dhe të tregohet vazhdimësia e saj. Për gati dy vjet, ndërsa Rama ka marrë pareshtur pushtet, duke iu bjerrur fuqia vetëm nga goditja e SPAK-ut, PD-ja, nga ana tjetër, është rrudhur e rrudhur pa fund. Kuvende të shumta, riparimet statuti, dorëzime në gjykatë, padi në gjykatë, manipulime numrash dhe akuza e akuza, mbushin kronikën e saj. Është e vështirë për një qytetar, që është pranë vijës së pretenduar ideologjike të saj, të ndihet mirë dhe të kuptojë këtë tollovi. Rikthimi i Bashës ka rikthyer besimin te një palë stoikësh te PD-ja legale, ndërsa u ka dhënë përkatësinë e duhur pjesës, që ishte kinse në mes me argumentin kundër drejtimit të Berishës dhe me dëshirën e moskthimit të Bashës. Edhe, ata, e kanë tashmë një ‘strehë’. Paradoksalisht, këta të fundit, e dinin më mirë se cilido tjetër te PD-ja, që Berisha dhe Basha nuk heqin dorë. Të gjithë i janë falur kohës dhe mbi të gjitha pritjes së Godosë, por në të gjitha rastet, ai që u vjen përballë: o është në përfytyrimin e Berishës o të ish-delfinit të tij Bashës. A ka mundësi ky i fundit, që të rikthejë diçka? Koha po tregon se është e pamundur, pavarësisht optimizmit që kjo pjesë po merr prej formatimit të strukturës dhe besimit, që po mundohet të shpërndaja Basha dhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë.

E vetmja gjë që mbetet për ata që e kundrojnë të gjithë procesin e zhvillimeve te PD-ja është ndërfutja e Drejtësisë. Nëse ajo do ta zgjidhi përfundimisht dhe brenda afateve normale problemin e simbolikës së saj dhe përkatësinë reale të këtij formacioni, mbase fillimisht do jenë vetë njerëzit e strukturave që do përballen me realitetin dhe do vendosin. Por, një prononcim i juristit Ledio Braho, një zyrtari të KAS-it tregon se kjo do të marrë kohë: “Zgjidhja ligjore patjetër që do të marrë kohë. Pasi çështja duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë, dhe pa një vendim të tillë nuk mund të ketë një vendimmarrje nga ana e Gjykatës së Tiranës e cila vendos se kush është kryetari i PD-së”. Kjo do të thotë se do të vazhdojnë aktivitetet dhe funksionimi i dy pjesëve të PD-së, si njësi të ndara, ashtu si duket e ardhmja e këtij formacioni: Dy PD.

Bashës i janë shtuar tashmë kundërshtarët, por çuditërisht s’janë në pushtet por janë në vetë frymën e PD-së. Nga këtu mëton ngritjen, kryetari i rikthyer Basha, që tashmë do të shikojë sesi mund të ecësh vetë, pa ndikimin e Berishës. Ndërkohë elektorati e pret të gjithën, por më shumë se kaq ankthin për një përfaqësim, që po tregon se nuk i përfaqëson, ashtu si do të donin. Ndërkohë që, po ndodh se shumë njerëz të thjeshtë të opozitës po pasurohen shumë edhe në opozitë, kurse ata mbeten udhëve. Kjo është tragjedia e njerëzve të thjeshtë të PD-së, që ndërsa krerët kanë mundësi të eksperimentojnë me PD-në, ata të mbeten në pritje të një…asgjëje. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Rama thirrje shqiptarëve të prekur nga përmbytjet në Greqi: Për çdo nevojë drejtohuni ambasadës sonë

Rama thirrje shqiptarëve të prekur nga përmbytjet në Greqi: Për çdo nevojë drejtohuni ambasadës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In