• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia Demokratike e Re dhe iluzionet e vjetra!

by Alfred Peza
01/05/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Më në fund Astrit Patozi e ka artikuluar më qartë se çdo herë tjetër, idenë e krijimit të një partie të re demokratike, për të garuar përballë asaj të Lulzim Bashës, në përpjekjen për të siguruar mandatin e përfaqësimit të demokratëve të vërtetë në skenën politike shqiptare.

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga përfundimi i Kuvendit Kombëtar të PD, ku u zyrtarizuan ndryshimet në Statutin e kësaj partie, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i siguruan Lulzim Bashës një tapi të përjetëshme mbi “pronësinë” e saj. E kur u sigurua se ia doli, edhe Sali Berisha e la sallën i qetë, se më në fund askush nuk mund ta verë dot më në diskutim, tradhëgiminë e tij politike të këtyre 27 viteve dhe pasardhësin.

Iluzionet e vjetra se ndoshta Lulzim Basha po vepronte në gjithë këtë rrugëtim me kokën e vet, kanë marë fund njëherë e përgjithmonë, duke i bërë të gjithë ata që janë lutur deri në sekondën e fundit që Zoti tua bënte ëndërr, të zgjohen dhe të fillojnë një etapë të re për veten, të djathtën dhe politikën shqiptare.

Historia e demokracisë sonë, pas 1990, është e mbushur me shembuj të panumërt përpjekjesh për krijimin e partive të reja, të cilat më shumë sesa ti jepnin shqiptarëve një alternativë ndryshe dhe një shpresë të munguar, dukej sikur kanë patur vetëm një qëllim: Të sfidonin partitë apo partizat prej nga shkëputeshin kryetarët e tyre. Fundi i historisë për secilën prej këtyre përpjekjeve dihet tashmë, qoftë për partitë që u krijuan pasi u shkëputën nga PS apo PD, e deri nga PSD, PR, PLL apo PBK, etj.

Me përjashtim të LSI e cila ka një histori paksa më specifike, të gjitha të tjerat, ishin të destinuara të dështonin, për aq kohë sa në vend të një alternative dhe programi të ri për vendin, synonin një mandat për kryetarët që të vijonin të qëndronin në Parlament apo të kapnin ndonjë ministri në qeveritë e aleatëve të mëdhenj. Në vend të një projekti afatgjatë politik, që do të kërkonte përpjekje të jashtëzakonshme për tu përqafuar nga shqiptarët pragmatistë, ata synonin suksesin vetëm në të parat zgjedhje që ballafaqoheshin pas krijimit, e për tu zbehur sa më shumë kohë e zgjedhje të tjera kalonin.

Në këto kushte, pyetjet që lindin janë:

Sa shanse ka që një parti e re të ketë një fat të ndryshëm nga partitë e tjera të derisotme, pasi ajo të krijohet nga Astrit Patozi, Ridvan Bode, e që do ketë mbështetjen aktive ose jo, të kundërshtarëve të Lulzim Bashës si Jozefina Topalli, Eduard Selami, Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, etj?

A do ia dali kjo parti që nga një grupim njerëzish të pakënaqur e inatosur, të shndërrohet në një bashkim vullnetar demokratësh rreth një projekti politik të ri që do të jetësonte të gjitha idealet e dhjetorit ’90 dhe ëndrrat e demokratëve të vërtetë të zhgënjyer këtë çerek shekulli?

A do të jetë PD-ja e re streha e ish zyrtarëve, politikanëve dhe ministrave të korruptuar të qeverisjeve të shkuara, të cilët nuk gjejnë më vend tek partia e Lulzim Bashës, apo partia e ish Kryetarit të PD të Kukësit Ibsen Elezi, që ende është në kërkim të vlerave të shkelmuara sa më shumë që klasa jonë politike, iu largua ideleve të dhjetorit ‘90?

Pavarësisht përgjigjeve për këto dhe shumë pyetje të tjera, një gjë është e sigurtë, se ky moment, pas Kuvendit të fundit Kombëtar të PD, është ndoshta më e mira nga ana politike, për të krijuar një alternativë të re të së djathtës së vërtetë shqiptare, e cila do të përfaqësojë të gjitha shpresat dhe iluzionet e humbura deri më sot.

E para, sepse gjithë këto vite, kanë qenë më shumë se të mjaftueshme për të kuptuar se PD nuk e përfaqëson dot më, as të djathtën e vjetër, as atë të re, as të djathtën tradicionale e historike, e as atë të re të kapitalistëve dhe sipërmarrjes moderne.

E dyta, se askush nuk ka më iluzione se PD e Lulzim Bashës, është trashëgimtarja bashkë me vulën dhe Statutin, edhe e idaleve të studentëve dhe shqiptarëve që e rrëzuan komunzmin nën moton: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

E së fundi, nëse e djathta nuk arrin që të riogranizohet për ti dhënë një shpresë demokratëve të vërtetë, opozitës dhe sistemit tonë politik në tërësinë e vet, atëherë sa më shumë kohë të kalojnë pas kësaj, aq më e vështirë, do të jetë ringritja dhe triumfi politik e elektoral në betejat lokale të 2019 dhe 2021 e më tutje.

Iluzionet e vjetra vdiqën në momentin kur Statuti u bë tapia e përjetshme e kryetarit aktal të PD. Nëse PD e re do ia dali të mishërojë shpresën e re të të djathtëve shqiptarë, atëherë ajo do të vdesë e fundit.

a.ç

Next Post
Tejkalimi i afateve, si u shkel ligji për SPAK

Tejkalimi i afateve, si u shkel ligji për SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr për pronat në Konispol, rrihet me grushte një grua, Policia jep detajet e para

Sherr mes fqinjëve në Patos, plagoset 41-vjeçari, një në pranga

December 9, 2025
“Nuk është çështje politike”/ Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

Rama reagon ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk i kam parë të ankohen për ata që u këndojnë librin e shtëpisë

December 9, 2025
Gara për Avokatin Popullit, PS merr vendimin, Gogu: Nuk kemi asnjë emër, mbështesim kandidaturat e opozitës

Gara për Avokatin Popullit, PS merr vendimin, Gogu: Nuk kemi asnjë emër, mbështesim kandidaturat e opozitës

December 9, 2025
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

December 9, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

December 9, 2025
67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

December 9, 2025
Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

December 9, 2025
Hondurasi kërkon arrestimin e ish-Presidentit Hernandez pas faljes nga Trump

Hondurasi kërkon arrestimin e ish-Presidentit Hernandez pas faljes nga Trump

December 9, 2025
Vrasjet e 21 Janarit, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

Vrasjet e 21 Janarit, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

December 9, 2025
Zelensky sfidon presionin për kompromise me Rusinë: S’kemi të drejtë morale t’i japim territor

Zelensky sfidon presionin për kompromise me Rusinë: S’kemi të drejtë morale t’i japim territor

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In