Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re me Nisma Thurrjen. Hajdari nuk do të ketë pjesë e Lëvizja Demokratike Shqiptare, që pritet të drejtohet nga Myslym Murrizi, por do të krijojë partinë e saj.
Ajo ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe.
“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim nisim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo për Report TV.
Ndërkohë, pak ditë më parë deputeti Halit Valteri zbuloi logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vetë. Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Ajo do të garojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
g.kosovari