• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parti e “rreme”…

by Artur Ajazi
31/01/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kemi dëgjuar shumë të flitet ditët e fundit mbi “primaret e kandidatëve të Berishës”. E thotë Basha, Gazi, Salianji, e thotë edhe ndonjë kryetar i tyre në rrethe, duke e injoruar si proces. Por Berisha i zhvilloi “primaret” dhe nxorri edhe delegatët, paçka se ata do ti bëjnë lëmsh gjithë votuesit e asaj partie. Kjo pasi ka nga ata, që njohin emrat si nga Basha ashtu edhe nga Berisha. Përplasjet e para  kanë nisur qysh dje në Durrës dhe Shkodër.

Anëtarësia dhe mbështetësit po thonë “do të votojmë Ardi Mukën”, disa të tjerë thonë “kemi 30 vjet me Bardh Spahinë, do ti japim votën”. Por ja që edhe kandidatët ashtu si Berisha, po trajtohen si “non-grata” në krahun e Foltores. Ndërkohë nuk kanë munguar deklaratat në fb si nga Basha ashtu edhe nga Berisha se “ne jemi partia, ju jeni të rremë”. Situata absurde e cila ka kapur prej 6 muajsh Partinë Demokratike (dy pjesët e saj të pandashme) ka gjasa të ndikojë shumë në zgjedhjet e 6 Marsit, dhe ti japë fitoren e padiskutueshme Partisë Socialiste. Ajo parti, po konsiderohet si “parti e rreme”, dhe e tillë do të jetë edhe për shumë vite. Askush nuk lëshon “pe”.

Madje as Basha, i cili dikur shprehej ndryshe ndaj atij, që sot e akuzon për 21 Janarin, apo dhe afera korruptive. Duket sikur Basha kërkon ti japë një tjetër fizionomi dhe një tjetër kuptim partisë, por nuk ka gjasa të gjejë shtegun e duhur për të dalë në “rrugën e madhe”. Gjithë meseleja e Berishës është në faktin se, “partia i takon atij”, dhe nuk ka bashist që e ndalon. E ndërsa Foltorja ka nxjerrë kandidatët e saj, dhe ka nisur konsultimet me disa parti të vogla për ti patur si aleate gjatë kësaj fushate, Lulzim Basha ka vendosur të hyjë i vetëm “trim në luftë”. Ai nuk po kursen as “trekëndëshin e Bermudës”, as edhe aleatët e dikurshëm. Parashikimet e dertanishme janë se “Partia Demokratike e Bashës nuk ka shanse të mëdha në këto zgjedhje”. Beteja e “kandidatëve të rremë”, do të jetë kauza e betejës elektorale mes Bashës dhe Berishës, duke dëmtuar imazhin e opozitës,  dhe duke i dhënë fitoren e sigurtë Partisë Socialiste.

Duke ndjekur me kujdes luftën deklarative mes tyre, nuk ka si të mos mendosh, sa mjerane  dhe e pashpresë është politika  dhe vijueshmëria e opozitës aktuale. Një  ish-kryetar që ka vendosur të sakrifikojë për interesin e tij gjithë historinë e një partie, me vlerë të madhe në skenën politike shqiptare, dhe një kryetar “axhami”, që nuk di, dhe nuk mëson  të zhbllokojë situatën në të cilën e katandisi partinë që drejton. Tablloja të kujton përrallën me  “ujkun dhe kopenë e tij” që pret jashtë, ti hapet një derë.Këtë Basha nuk po e kupton, pasi deri sot është marrë me  blindimin e selisë, si dikur Enveri fortifikonte brezin kufitar duke menduar se “armiku nuk ka ç’më bën tani”.

Naiviteti dhe mungesa e formimit, janë tiparet e shumicës së politikanëve në Shqipëri, të cilët më shumë se të bërit karrierë, mendojnë për vila, pallate, konto bankare, dhe një shpurë besnikësh për ti përdorur në rast rreziku. Ata janë të rremë, aq sa është e rreme  partia e tyre, fushatat  dhe premtimet  e tyre. Kjo në fakt ka qenë, dhe është opozita e sotme. Qari i PS…

Next Post
Vjen rradha e Metës: Kushtetuesja vendos të shqyrtojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit

Plotësimi i vendeve vakante/ Gjykata e Lartë rihap procedurën e aplikimit për anëtar në 'Kushtetuese'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In