Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në zero gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s
Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1 ballë.











