Parti Demokratike ka ridepozituar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Më herët, KQZ-ja ktheu dokumentacionin e opozitës për shkak të disa parregullsive.
Lista e koalicionit opozitar sipas përfaqësuesve të institucionit të zgjedhjeve kishte tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve ndërkohë që nuk është respektuar edhe kuota gjinore.
Afati i fundit për dorëzimin e listave ishte 16 Marsi.