• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parodia e LaCivita-s: Një lider me qira për një muaj

by Ylli Pata
14/04/2025 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike nuk e ka për herë të parë që merr një këshilltar elektoral. Ka shumë fushata që e bën, madje edhe nga SHBA që janë edhe strategët më të shtrenjtë.

Në vitin 2005 u mor BG&R, që ishin më afër republikanëve, në vitin 2009 e 2011 u mor kompania Podesta, pikërisht në kohën e presidentit Obama, që ishte shumë afër administratës amerikane, më pas izraelitët afër Netanjahut etj etj.

Por në të gjitha rastet këshilltarët elektoralë kanë qëndruar në prapaskenë. Kanë përgatitur gjithçka duhet për skenën e liderëve. Skenografinë, fjalimet, mesazhin, strategjinë, slloganin, e mbi të gjitha PR mediatik të fushatës.

Ndërkohë, ajo që vihet re me LaCivita-n, ish-këshilltari republikan i zonës latine të fushatës së Trump, ai po sillet si një lider real i PD-së. Lider jo vetëm në tribunat kryesore të partisë së Berishës, por edhe në sjelljet populiste me militantët.

Të cilët, me amerikanin, duket se kanë gjetur një adrenalinë politike, që e kishin humbur prej kohësh. Kjo shikohet jo vetëm në fotot e selfiet që bëhen me LaCivita-n, i cili ka si gjithmonë popullaritetin e zakonshëm të amerikanëve në Shqipëri, por edhe në rrjete, ku militantët fanatikë të Berishës nuk flasin fare për “doktorin” po për “sherifin”.

Dhe në inatin që i shfryjnë Edi Ramës në rrjet, ata thonë: “Do ta tregojë sherifi ty”. Edi Rama, nga ana e tij siç pritej i ka dhënë një stilistikë semantike sherifit në latif, stilistikë, që sido t’ja kenë shpjeguar “dy yjet” e PR të Berishës, Chris LaCivita s’e ka kuptuar e nuk ka për ta kuptuar.

Shto këtu, edhe parodinë që është futur në rrjete si pasojë e ngjashmërisë së “Latifit” me deputetin e PS-së, Vullnet Sinaj, gjendja komplikohet edhe më shumë.

Komplikohet, sepse këshilltari amerikan, nuk ka arritur dot të kthejë në gjë serioze fushatën e Sali Berishës, të cilën jo vetëm fushata e Ramës ka tentuar dhe tenton ta kthejë në qesharake, por edhe vetë lideri i PD-së jep një dorë për këtë.

Për zotin LaCivita, kjo lloj fushate, pra e Edi Ramës i duket familjare pasi është e njëjta që fushata e Trump ka përdorur kundër Joe Biden-it, duke u kapur me gafat e roitjes së tij si shkak i moshës së shkuar.

Natyrisht që ka sens përdorimi i “sherifit-latif” si një lider me qira për një muaj, pasi ai është amerikan, ka qenë në fushatën e Trump, e ka dalë në konferencën e shtyp të fitores së nëntorit.

Sali Berisha po tenton që të japë një mesazh fanatikëve të tij se ai nuk është i padëshëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por e gjitha kjo është thjeshte një iuzion. I cili do të përfundojë, kur mbaron edh qiraja e “sherifit-latif”.

Next Post
Kontrolle te ‘Kodra e Diellit’/ Mediat: Nuk kanë lidhje me Veliajn, kanë qenë 1 kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut

Kontrolle te ‘Kodra e Diellit’/ Mediat: Nuk kanë lidhje me Veliajn, kanë qenë 1 kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In