• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti sot seancë të jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në qeveri

by Java News
16/01/2019 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, të cilat kanë marrë miratimin e Presidentit Meta. Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Rama shkruan se motivi i kërkesës së mbledhjen e jashtëzakonshme sotme në orën 17:00 lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.

“Motivi i paraqitjes së kësaj kërkese lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të disa ministrave, në kuadër të ristrukturimit organik të qeverisë, për zgjerimin e objektivave të qeverisë në frymën e reformimit, përmirësimit dhe transformimit të shërbimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të punës”, thuhet në letrën e kryeministrit Rama drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit.

Ndërkaq, pas letrës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në sesionin e jashtëzakonshëm. “Urdhër nr. 1, date 15.1.2019 për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Bazuar në nenin 74, pika 3 të Kushtetutës dhe nenin 42, pika 2, të Rregullores se Kuvendit, me kërkese të Kryeministrit, urdhëroj: I. Mbledhjen e Kuvendit ne sesion te jashtëzakonshëm në datën 16.1.2019, ora 17.00.

Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të sesionit të jashtëzakonshëm, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim. Ndonëse fillimisht PD nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi antikushtetuese këtë seancë të jashtëzakonshme, me sa duket ka vendosur të jetë në sallë. Mesohet se PD do të marrë pjesë sot në seancën plenare të jashtëzakonshme./a.meta

Next Post
Raporti i KE, rrezikohet tkurrja e investimeve të huaja

Brukseli proces rigoroz negociimi me Ballkanin Perëndimor, por vetë BE ka sfida me sundimin e ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In