• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti si kooperativë me deputetë!

by Denis Dyrnjaja
13/03/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Mesnata mes date’s 12 dhe 13 Mars ishte afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit nga subjektet politike. Formula e një pjese të mbyllur dhe te hapur të listës se kandidatëve ka krijuar një lloj dinamike, tensioni madje dhe një kontraksioni politik brenda subjekteve respektive. Shkak është elementi i meritokracisë dhe kontributeve përballë futjes së kandidatëve surprizë.

Kjo ka ndodhur veçanërisht në dy partitë tradicionale PS e PD, ku disa personazhe me karrierë politike janë lënë ose në listë të hapur, ose nuk janë përfshirë ose iu është lënë të nënkuptohet se janë të padëshiruar për liderët kryesorë. Por përtej kësaj më shqetësues si fenomen është humbja e kualitetit të politikanëve (nëse kemi patur të tillë) pra dhe ata numërohen me gishta dore dhe rrëshqitja në nje terren ku parlamenti është kthyer në një vend ku nuk dominon profili i ligjvënësit tipik, por i një mexhelisi ku gëlon folklori popullor.

Kemi hyrë në vitin e 35-të të demokracisë dhe në vend se të kishim një standard më të maturuar politikanësh dhe për rrjedhojë ligjvënësish, kemi mbërritur ne pikën ku mjafton të sigurosh votat se nuk ka nevojë të kesh nocione politike, apo kulturë që atashohet me detyrën e ligjvënësit. Deputeti është përfaqësuesi dhe i zgjedhuri i popullit dhe shkon në këtë funksion si ligjbërës, pra pasi koncepton, projekton, harton dhe më pas propozon dhe miraton në Parlament nismën e tij ose të nje grupi bashkëpunëtorësh si ai, nisma merr trajtën dhe fuqinë e ligjit për zbatim.

Duke rendur pas lakmisë për të marrë e mbajtur pushtetin, por edhe duke rrëshqitur në mendësinë autoritariste, ku udhëheqësi nuk duhet kritikuar, udhëheqësi ka të drejtë kryesisht për të mos thënë gjithnjë e përgjithësisht, kur udhëheqësit i duhet thënë me takt, kujdes apo stil gjithçka dhe i duhet të jesh mirënjohës se të zgjodhi pavarësisht çfarë vlerash ke, por për interesin që ka të të përdorë si instrument numëror në partinë që zotëron gati si në pronësi, kemi humbur mundësinë të krijojmë dhe të stazhionojmë ligjvënësin burokrat.

Ligjvënësi burokrat është në fakt njeri që punon në parlament, nuk merret me furça boje, mistri me llaç e tulla, apo te jetë edhe elektricist që shpjegon voltazhin e stacioneve elektrike, kualitetin e asfaltit ne rrugë, nivelin e pesticideve apo gjithfarë lloj elementësh e teknikalitetesh për të treguar se është pranë popullit, halleve, kërkesave dhe nevojave të tij si punëtor shërbimi. Po, ligjvënësi ka një mënyrë që i zgjidh ato duke bërë ligje më të mira, duke debatuar me kundërshtarin politik për versionin më të mirë që i shërben individit dhe komunitetit, por jo duke u përfolizuar, se duhet me qenë atje gjuhë me gjumë me popullin.

Kjo është reminishencë e një politike të gënjeshtërt, që buron nga e shkuara në diktaturë, ku filozofia ishte të bëhemi njësh me klasën punëtore fshatare dhe përfunduam që parlamenti dhe qeveria e kohës u mbushën me injorantë dhe servilë të neveritshëm. Jemi praktikisht drejt të një njëjtit kurs. Deputetë folklori që nuk kanë as kulturën bazë të ligjit dhe ligjbërjes mandatohen për në parlament. Po kështu është mbushur dhe administrata duke i dhënë prioritet mediokritetit që prodhon pastaj përplasje nga më elementaret mes VKM-të dhe ligjeve, apo akteve nën/ligjore. Në Parlament flitet për lloj lloj temash temash, por debat per ligjet nuk bëhen. Ka denoncime, shantazhe e kundërshantazhe, fyerje, denigrime e spekulime por jo debate substanciale për ligje Përveç demokracisë hibride që kemi ndërtuar si koncept, kemi ndërtuar edhe ligjvënës hibrid. Këtë premtojnë edhe listat e reja të kandidatëve për Parlamentin e ri.

Te jesh ekonomist, doktor, apo jurist i mirë nuk do të thotë se je dhe politikan apo ligjvënës i aftë. Këtë e shfaq qartë gjendja e debatit publik ku nva mungesa e kulturës legjislative dhe politike debati devijon ose degradon në elementë banalë qe nuk kanë asnjë interes për njerëzit përveç se ta shohin si show zbavitës, ose si një lloj cirku politik, që në fakt në fund është kosto për të. Pra dekadenca politike ka prodhuar një prototip ligjvënësi hibrid, që nuk është as politikan as teknicien, por është një qenie partiake që shërben për të siguruar votat që të akomodojnë në pushtet.

Mendoni të kishte në parlamentin e Francës apo Britanisë deputetë laca dhe gango, apo deputetë memecë, deputetë me plagjiatura dhe deputetë që nëse i bën një test të kulturës se përgjithshme e sigurt është se e kalon vetëm një pjesë shumë e pakët. Të paktën liderët i kemi të gjithdijshëm. Aq shumë sa në vend që të marrin këshilla nga këshilltarët, janë këta qe këshillojnë këshilltarët.

Jetojmë ne kohën e republikës qesharake, ku gjithçka është një improvizim emotiviteti dhe natyrisht gustosh afatshkurtra sipas shijeve personale të njishit. Jemi një republikë parlamentare, që ka parlament, por nuk ka parlamentarizëm, të mirëfilltë jo formal, se këtë formalin jo vetëm që e kemi, por e kemi shumë të arrirë nëse do ishte një fasadë prezantuese në ndonjë panair botëror për politikën, si shumëçka sipërfaqësore që e realizojmë në mënyrë të përkryer. Suksese ligjvënësve të rinj fokloristë në kooperativën tonë parlamentare!

Next Post
Dosja e Vangjush Dakos, GjKKO shpall moskompetencë për gjykimin e 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit

Rritet numri i divorceve në Durrës, në 2024 u regjistruan 662 padi për zgjidhje martese

Comments 1

  1. Kita Morava says:
    9 months ago

    I saktë dhe mirë i analizon.
    Pse nuk shpall kandidaturën për deputet ? Bëju edhe ti.
    Do të jeshë një risi në politikë bërje, qysh në burim.
    Ke perspektivë.
    Të lumtë. Ec përpara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In