Nga Ervis Iljazaj
Kushtetua e Shqipërisë, në nenin 1 të saj përcakton se ‘’Shqipëria është një Republikë paralamentare’’ . Pra, Kushtetuta jonë, kontrata sociale e shqiptarëve, hapet me këtë përcaktim duke na treguar rolin që ka parlamenti në rendin politiko-kushtetutes shqiptar. Ashtu sikurse përcaktojnë shumë Kushteta të vendeve demokratike të zhvilluara. Çfarë do të thotë që Shqipëria është një republikë parlamentare?
Një koncept që përdoret shpesh në media, në universitete apo në politikë por që për hir të vërtetës shumë pak shqyrtohet dhe analizohet . Forma e qeverisjes që ne kemi zgjedhur dhe kostituentën tanë e kanë hartuar si e vendos institucionine e parlamentit në demokracinë shqiptare?.
Kur kategorizohen format e qeverisjes, republikat paralamentare përcaktohen ato forma qeverisjeje ku në themel të shtetit, pra në qëndër të sistemit, ka vetëm një pushtet, ai i Parlamentit që zgjidhet direkt nga populli, që jo vetëm ka fuqinë legjislative, atë të aprovimit të ligjeve, por i përket edhe detyra për të shprehur dhe votbesuar një qeveri dhe mbi të gjitha, për ta kontrolluar atë.
Si të thuash, në qëndër të demokracisë sonë, në sistemin e kostelacionit institucional, parlamenti është forca gravitacionale e organizimit shtetëror. Për të theksuar rolin e parlamentit në demokracitë parlamentare, Bashkimi i Europian, që me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, edhe pse ekziston kufizimi i sovranitetit të shteteve anëtare, ekzalton rolin e parlamentit në demokracitë përfaqësuese si një dimension kryesor në vendimarrjen të unionit.
E pikërisht për këtë rëndësi kaq të madhe që ka parlamenti në demokracitë përfaqëuese, refleksionet mbi gjendjen e tij janë gjithmonë aktuale. Refleksione të cilat bazohen në rolin që ky institucion ka për garantimin e demokracisë dhe vendosjes së tij në qëndër të organizimit të pushtetit polik.
Në gjendjen aktuale sot, në kuptimin përmbajtësor, a mund të thuhet që parlamenti shqiptar e ka këtë rol, pra, është ky institucion në qendër të demokracisë shqiptare, ashtu sikurse përcakton Kushtetuta jonë? Apo thjesht kemi ngritur një mit? Një mit në fakt që vjen nga shekulli i kaluar ku pas luftës së dytë botërore vendet erupione në pjesë më të madhe të tyre ndërtuan pikërisht një rend politiko-kushtetutes ku në qëndër ndodhej parlamenti. Ose ai sitem që njihet me termin parlamentarizëm. Ose ndryshe siç e ka përcaktuar Hegel parlamentin ‘’Si porta midis shtetit dhe shoqërisë civile’’.
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje dhe për të analizuar gjendjen aktuale të parlamentit shqiptar në fokus të analizës duhet të jenë tre çështje:
E para – aftësia përfaqësuese e parlamentit shqiptar në epokën tonë
E dyta – pushteti i qeverisë dhe raporti i saj me parlamentin
Dhe e treta – roli i opozitës brenda parlamentit
Kur flitet për aftësinë përfaqësuese të parlamentit në opinionin publik shqiptar vemendja shkon direkt te sistemi zgjedhor, lista të hapura, lista të mbyllura e diskutime të tjera si këto. Sigurisht sitemi zgjedhor ka një rol të rëndësishëm në përfaqësimin politik. Por më shumë ka një ndikim në sistemin partiak dhe formën e qeverisjes. Aq me tepër që në gjykimin tim përfaqësimi politik në parlament në Shqipëri realizohet nëpërmjet përfaqësimit partiak dhe jo atij institucional parlamentar.
Prandaj, kur flas për aftësinë e parlamenit për përfaqësim, kam parasysh një çështje tjetër që shkon përtej sistemit zgjedhor, edhe pse nuk dua ti hyj këtij debati, sepse është një debat që nuk do të mbaronte kurrë. Problemi i përfaqësimit politik ka të bëjë me dy cështje të tjera shumë të rëndësishme në këtë drejtim. Si për shembull dezertifikimin , boshatisjen e vëndeve të organizimit politik dhe organizimit social. Partitë politike në kuptimin organizativ dhe përfaqësues janë dobësuar. Kjo ka ardh si pasojë edhe të zhvillimeve sociale dhe të mjeteve të teknologjisë së informacionit, ku kanë ndryshuar totalisht konceptin e organizmit, aktivizmit politik dhe përfaqësues. Dhe ky ndryshim kulturor prek drejtëpërdrejt aftësinë e parlamentit shqiptar për të përfaqësuar siç duhet shoqërinë tonë.
Ka një element tjetër të partive politike që është humbja e eskluzivitetit të përfaqësimit.
Sot ka forma të tjera të cilat përfaqësojnë njerëzit. Mirëpo problemi qëndron se ato janë organizime shoqërore të cilat shpesh herë janë dhe të zhurshme, por që nuk kanë një projekt politik në kuptimin e ushtrimit të pushtetit.
Një problem tjetër në kuptimin e përfaqësimit politik është qytetaria aktive. Humbja e besimit te politika për arsye të ndryshme, gjë e cila është një perceptim i gjerë në opinion publik. Por, mendoj që ka dhe arsye të tjera. Për shembull mosdallim shpesherë ideologjik të partive kryesore e cila ul përkatësinë politike në kuptimin kulturor të saj.
E pikërisht për këto arsye rrezikojmë që të kthehemi në demokraci e apatisë, që ndonjëherë është sigurisht faj i politikës shqiptare, por edhe transformim kulturor dhe shoqëror përtej saj.
Kundër demokracisë së apatisë patjetër që është e mundur një kundër demokraci aktive. Si për shembull hapjen e procedurave tradicionale parlamentare me procedura deliberative ku të përfshihen më shumë grupet e interesit që preken nga vendimarrjet. Apo me procedura të ashtuqujtata pjesëmarrëse ku pas vendimeve bëhen vleresimi i politikave publike. Ose forcimi i instucionit të iniciativës lëgjislative popullore. Me pak fjalë, nevoja për një demokraci të verifikuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të prishur mandatin e lirë paralementar, por nevoja për një demokraci të vashdueshme ku nuk mjafton vetëm momenti elektoral njëherë në katër vite për të ushtruar sovranitetin popullor.
Në këtë kuptim parlamenti në qëndër te demokracisë shqiptare nuk është një gjë e dhënë në mënyrë automatike, një gjë e dhënë njëhëer e përgjithmonë vetëm se kështu thotë kushtetuta jonë, por një gjë që duhet fituar herë pas herë në një panoramë policentrike, ku shfaqen shpeh herë tendecna se mund të bëjmë edhe pa të.
Çështje tjetër e rëndësishme për parlamentarizimin shqiptar është pushteti në rritje i qeverisë dhe i pushteti ekzekutiv. Reziku qëndron të mungesa e dallimit midis pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ . Ky në fakt nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por këtu te ne është më i theksuar. Ka disa arsye se përse pushteti ekzekutiv ka fituar terren në raport me lelgjislativin. Nuk dua këtu të them se në këtë legjsilaturë ky është në një fenomen në rritje apo në të kaluarën ka qenë më ndryshe. Thejsht ky është një fenomen që kërcënon centralitetin e parlamentit në demokracinë shqiptare.
E para, është komepleksiteti i çështjeve dhe i shoqërisë. Çështje me komplekse për tu zgjidhur kanë nevojë për një qendër kontrolli dhe specialitete të caktuara që vetëm aparati qeverisës I ka. Po ashtu presionet ndërkombëtare rriten ndaj qeverisë. Por gjithashtu qeveria ka në dorë hartimin e buxhetit. Dhe kush ka paratë, ka dhe komeptencat, e në këtë kuptim mbledh rreth saj përfaqësimin e interesave të ndryshme shoqërore dhe ekonomike.
E dyta masmedia. Debati publik, për të cilin parlamenti duhet të jetë promotor kryesor i çështjeve që shqetësojnë qytetarët ka kaluar në media, ku padyshim qeveria me informacionet që ka dhe lidhjet që vendos, kërkon që ta monitorojë ose ta diktojë ajo.
Aftësia organizative e qeverisë. Duhet thënë se pushteti ekzekutiv ka një aftësi organizative më të madhe se parlamenti dhe kjo është e natyrshme për shkak të aparatit të madh administrativ që ndonjëherë parlamenti për natyrën e tij nuk mund ta ketë.
Gjendjet e jashtëzakonshme gjithashtu janë një problem në këtë drejtim. Ku qeveritë shqiptare shpesh herë marrin fuqi më të mëdha se i përkasin dhe nuk ka një diskutim nësë këto fuqi janë kushtetutese ose jo.
Të gjitha këto elementë reflektohen në aktivitetin legjislativ, ku pothuasje 90 përqind e propozimeve ligjore vijnë nga qeveria, dhe ku pothuajse të gjitha aprovohen në paralment.
Të gjitha këto fenomene, kanë bërë pra, njehësimin e pushtetit ekzekutiv me atë legjislativ, forcimin akoma dhe më shumë të principit të mazhorancës duke dobësuar pozicionin e opozitës parlamentare.
Cfarë mund të bëhet në këto kushte ?
Mund të fillohet me forcimin e komisioneve. Në fakt, puna e komisionit tani është një pjesë kaq e rëndësishme e operacioneve legjislative, dhe kaq vendimtare për shqyrtimin e ekzekutivëve që duhet theksuar edhe më shumë.
Komisionet parlamentare shqiptare duhet ti përshtaten ndryshimeve të rrethanave duke u përpjekur të përmirësojnë efektivitetin e tyre duke modernizuar procedurat, dhe duke u siguruar anëtarëve më shumë lehtësi dhe burime më të mira (zyra, sekretarë, studiues, informacion).
Më e rëndësishmja është që ato gjithnjë e më shumë duhet të përqëndrohen në vëzhgimin ‘Mbikëqyrja legjislative’) e veprimit ekzekutiv dhe administrativ.
Vëzhgimi i ngushtë i qeverisë nuk mund të bëhet në takime të mëdha si ato në seancat parlamentare. Prandaj kryhet më mirë nga komisione të vogla .
Shumë legjislatura po përpiqen të theksojnë fuqinë e tyre, ose të rimarrin kompetencat e humbura, duke zhvilluar një sistem efektiv të komisioneve për veprime ekzekutive dhe administrative si dhe duke rishikuar legjislacionin.
Rritja e pushteti të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë është një element i domosdoshëm për parlamentarizmin. Në fakt ky është funksioni kryesor që i ka mbetur parlamentit. Rene Capitant, një jurist dhe politikan francez kur e pyesnin se çfarë është parlamentarizmi thoshte. ‘’Qeverisja e ministrave të përgjegjshëm. Pra, qeveria qeverisë, parlamenti kontrollon’’.
Në gjykimin tim për të ruajtur alternativën politike, rolin e parlamentit të rujatjen dhe forcimin e saj dhe garën demokratike, parlamenti shqiptar ka nevojë për hartimin e asaj që quhet Statuti i Opozitës me disa të drejta shtesë për opozitën në procedurën parlamentare që është një eksperiencë anglosaksonë, por që është zhvilluar dhe në parlamentin francez dhe atë gjerman. Për shembull në House of Commons britanik ka financime extra për aktivitetin parlamentar të opozitës apo instrumenta të tjerë. Ka patur në fakt një statut të opozitës në Westmistër që në vitin 1862
Këto janë në gjykimin tim sfidat me të cilat përballet parlamenti shqiptar dhe demokracia parlamentare, të cilat duhen adresuar sa më parë. Në të kundërtën duke parë tendencat, jo vetëm shqiptare, por edhe përtej nesh, kam frikë se do realizohet ajo thënia e famshme e Carl Shmit i cili e konsideronte parlamentin si ‘’një aparat bosh që mbahet në këmbë për inerci’’.