• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti i turpit!

by Namir Lapardhaja
05/12/2024 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Prej kohësh, Parlamenti i Shqipërisë është shndërruar në një sallë teatrale ku nuk performojnë idetë, por marrëzitë, ku nuk diskutohen propozime, por thashethemnaja dhe aludime, ku nuk mbrohet interesi i qytetarit, por i kryetarit, ku të gjithë zihen dhe çirren me sytë në po i ndjek shefi dhe jo në po i dëgjojnë njerëzit.

Parlamenti, atje ku do duhej ‘me fol’, është kthyer nga një sallë ligjvënësish në një s(t)allë ulëritësish dhe fyesish të pamoralshëm, duke i ngjarë një spitali psikiatrik ku shëndeti mendor i pacientëve ndryshon nga momenti në moment, nga ekstremi në ekstrem, nga e qeshura tek e qara, nga normalja tek anormalja, nga e natyrshmja tek e panatyrshmja, nga e puthura dhe e përqafuara te konfrontimi dhe përplasja e pakuptimtë.

Palët, ato që do duhet të ishin aty për interesin publik dhe të qytetarëve, në fakt, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se tallen dhe i poshtërojnë votuesit në mënyra të ndryshme.

Për shembull, kjo që quhet sot mazhorancë, që ka pushtetin dhe shumicën e votave, pasi kanë shkaktuar trauma të jashtëzakonshme, që u kanë kushtuar edhe jetën njerëzve të pamundur për t’i paguar, burgime dhe vuajtje të tjerëve, me një të rënë të lapsit, kujtohet sot, 6 muaj përpara zgjedhjeve për t’i falur të gjitha gjobat e ndërtimeve pa leje, duke mos bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur në 11 vite si pasojë e kësaj gjëje.

Nga ana tjetër, kjo që në këtë Parlament quhet opozitë dhe është njohur nga pushteti si e tillë, pasi ka humbur besueshmërinë në gjithçka që thotë dhe artikulon si pasojë e pështymës së shumtë që kanë lëshuar në drejtim të njëri-tjetrit dhe pastaj ‘detyrimit’ për ta lëpirë me llapë gjithçka që goja ka llapur, apo për të thënë të nesërmen se ato që u thanë dje s’kanë kurrfarë vlere, sepse janë deklarata politike dhe jo të vërteta, jo vetëm është e pabesueshme në gjithçka që artikulon, por është edhe e pamoralshme dhe e pandershme ku merr kauza që nuk i përkasin dhe luan me ndjenjat dhe fatkeqësitë e familjeve të varfra shqiptare.

Kjo është situata ku ka ardhur Parlamenti i Shqipërisë, pjesëtarët e të cilit nuk kanë lënë vend pa treguar se sa pa dinjitet dhe se sa të pa interesuar për hallet dhe problematikat reale të qytetarëve janë, ndërkohë që e gjithë përpjekja e tyre është vetëm në funksion të zënies së një vendi në listën e ardhshme. Është kaq pak dhe kaq pa interes në sytë e njerëzve, por kaq shumë dhe kaq e rëndësishme për ata vetë.

Next Post
“Alo policia! Ejani se e vrava”/ Ky është shqiptari që tronditi Athinën, mbajti kufomën e gruas një javë në shtëpi

"Alo policia! Ejani se e vrava"/ Ky është shqiptari që tronditi Athinën, mbajti kufomën e gruas një javë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In