• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti i ri me risi/ 38 deputetë me tituj shkencorë, ikin ‘juristët’ e vijnë ‘ekonomistët’! Shumica ‘vendali’ në Tiranë

by Java News
27/08/2021 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet parlamentare 2021 kanë përfunduar dhe javën e ardhshme pritet të publikohet data e inagurimit të legjislaturës së re parlamentare.

Praktika kushtetuese e mbledhjes së parlamentit parashikon seancën e hapjes dhe të verifikimit të mandateve, si dhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Kuvendit, seanca që drejtohen nga deputeti më i vjetër në moshë. Në javën e dytë të shtatorit pritet të mandatohet dhe të krijohet qeveria e re, e treta e PS prej vitit 2013.

Një raport i Institutit të Studimeve Politike ka bërë publike disa fakte interesante lidhur me përfaqësimin gjinor, ndarjen e mandateve, shkollimin e deputetëve, apo edhe vendbanimin e tyre.

Parlamenti i ri do të ketë 140 deputetë, nga të cilët 74 PS, 50 PD, 4 LSI, 3 PSD, 3 PR, 2 PDIU, 1 PLL, 1 LZHK, 1 PBDNJ, 1 PAA2 . Për të pasur mazhorancë qeverisëse duhen 70+1 deputetë, pra PS e vetme ka numrin e nevojshëm të mandateve për të qeverisur e vetme.

Nga pjesa tjetër e përfaqësimit parlamentar, 3 votat e PSD janë vota mbështetëse për PS edhe për shkak se 3 kandidatët fitues janë zyrtarë dhe aktivistë lokalë të PS Shkodër. Në këtë mënyrë, PS pritet të ketë 77 vota të përhershme në parlament. Pjesa tjetër e partive mbeten (aktualisht) në opozitë.

Cila parti ka më shumë gra deputete?

Në legjislaturën e re janë zgjedhur 48 deputete ose 34% e parlamentit, një shifër që tejkalon kuotën gjinore prej 30% të vendosur nga partitë politike dhe që është 6% më shumë sesa në parlamentin e vitit 2017. Nga subjektet politike PS ka 28 gra deputete, PD 17, LSI 2 dhe PSD 1, ose në përqindje, PS 38%, PD 29%, LSI 50% dhe PSD 33%.

38 deputetë me tituj shkencorë

Lidhur me formimin profesional, parlamenti i ri ka 38 deputetë me tituj shkencorë, nga të cilët 5 me titull Prof. Dr; 4 me titull Profesor i Asociuar, 24 doktorë shkencash dhe 5 doktorantë. Lidhur me përfaqësimin gjinor, 43% e grave deputete kanë tituj shkencorë, ndaj vetëm 19% të deputetëve meshkuj. Vetëm një deputet deklaron se vijon studimet universitare, të gjithë deklarohen me arsim të lartë, përfshirë edhe diploma në universitete të mbyllura për shkak të informalitetit në arsimin e lartë.

Ikin juristët, vijnë ekonomistët

Lidhur me profesionet bazë të deputetëve , 37 nga 140 deputetë janë diplomuar në degë të ndryshme të studimeve ekonomike, 30 janë diplomuar në drejtësi, 13 në inxhinieri, 7 për gjuhë të huaja, 5 për administrim biznes, 4 në shkolla ushtarake apo policore, nga 3 në agronomi, shkenca politike dhe kimi, etj. Dy deputetë janë diplomuar në arte, një prej të cilëve është kryeministri Rama. Krahasuar me legjislaturën e kaluar është rritur numri i deputetëve me njohuri ekonomike dhe ka rënë numri i deputetëve me formim juridik.

Deputetët, shumica nga Tirana

Në total, 61% e deputetëve të parlamentit të ri janë banorë të Tiranës, vetëm 39% banojnë në zonat zgjedhore jashtë kryeqytetit, kryesisht në zonat afër Tiranës (Durrës, Elbasan, etj). Lidhur me përkatësinë fetare të deputetëve, të bazuar në të dhënat e CV të tyre (jo në deklarime të konfirmuara individuale), 75% i përkasin besimit mysliman, 14% besimit ortodoks dhe 11% besimit katolik.

9 mandate të PD shpërndahen për parti të vogla politike aleate të saj

Nga lista finale rezulton se 9 mandate të PD shpërndahen për parti të vogla politike aleate të saj, 3 PR, 2 PDIU, 1 LZHK, 1 PAA, 1 PLL dhe 1 PBDNJ. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ: Agron Duka (PAA) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Fatmir Mediu (PR), ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Lindita Metaliaj (PR) ishte në listën shumëemërore të PD Lezhë; Eralda Tase (PR) ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Shpëtim Idrizi (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Nusret Avdulla (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Vangjel Dule (PBDNJ) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Andia Ulliri (PLL) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Dashamir Shehi (LZHK) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë.

3 kandidatët që thyen herësin

Në zgjedhjet 2021 u aplikua për herë të parë vota e parapëlqyer, me prag të lartë zgjedhor (mbi 10 mijë vota). Në përfundim, vetëm 3 kandidatë arritën të ndryshojnë listat shumëemërore të partive politike duke fituar mandate parlamentare: Orlando Rakipi1 dhe Fatmir Xhafaj (PS, Tiranë), si dhe Luçiano Boçi (PD, Elbasan).

Më të vjetrit dhe më të rinjtë

Në parlamentin e ri deputetët më të vjetër në moshë janë Luljeta Bozo (PS, 78 vjeç), Sali Berisha (PD, 77 vjeç) dhe Tritan Shehu (PD, 72 vjeç). Vetëm 2 nga 140 deputetët janë në moshë nën 30 vjeç, përkatësisht Orlando Rakipi (PS, 27 vjeç) dhe Andia Ulliri (PD-PLL, 22 vjeç). Deputeti më i vjetër në moshë do të ketë të drejtën e hapjes dhe drejtimit të dy seancave të para të parlamentit në shtator 2021.

/m.j

Next Post
Covid në Shqipëri: Më shumë infektohen femrat, por vdesin shumë më tepër meshkuj

"Në Infektiv 15 urgjenca çdo ditë, s'mungojnë moshat e reja"/ Mjekja: Pacientët janë të pavaksinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In