• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti i Kievit e votoi sot: Kush është ministri i ri Mbrojtjes i Ukrainës, miku i shqiptarëve

by Java News
06/09/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot miratimin e emërimit të Rustem Umerov si ministrin e ri të Mbrojtjes të vendit.

Rustem Umerov është një anëtar kryesor i komunitetit tatar të Krimesë, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në negociatat kryesore me Rusinë.

Por ai ka edhe një lidhje speciale me Shqipërinë dhe cilësohet pa frikë si një mik i shqiptarëve.

Në korrik 2022 ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama dhe një takim zyrtar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist dhe disa deputetë të tjerë.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Umerov-it që Ukraina të njohë Kosovën. Ky propozim pritet t’i shtrohet nga Rama edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e radhës.

Rustem Umerov, 41 vjeç, mysliman, ka qenë edhe pjesë e negociatave për strehimin e afganëve në Shqipëri. Umerov ka edhe besimin e ngushtë të Shtëpisë së Bardhë.

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes ukrainas

Umerov lindi në Uzbekistanin Sovjetik, vendi ku familja e tij u internua nën Stalinin dhe u kthye në Krime, Ukrainë, si fëmijë kur tatarët u lejuan të ktheheshin në vitet 1980 dhe 1990.

Ky mysliman 41-vjeçar filloi biznesin e tij të telekomunikacionit në vitin 2004 dhe u zgjodh në parlament në vitin 2019.

Atje, ai shërbeu si bashkëkryetar i Platformës së Krimesë, një përpjekje diplomatike ndërkombëtare që synon të kthejë aneksimin e gadishullit nga Rusia në vitin 2014.

Për vite me radhë, ai punoi si këshilltar i udhëheqësit të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Ai ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë në javët e para të luftës dhe mori pjesë në negociatat për krijimin e një korridori eksporti për grurin ukrainas përmes Detit të Zi.

Në shtator të vitit të kaluar, ai u emërua kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, një rol veçanërisht i vështirë në Ukrainë, ku procesi i privatizimit është rrënuar nga korrupsioni./m.j

Next Post
Veliaj në samitin e “Qeverisjes së hapur” në Estoni, takim me kryebashkiakun e Tallinit: Krenar që ndava historinë e transformimit të Tiranës

Veliaj në samitin e “Qeverisjes së hapur” në Estoni, takim me kryebashkiakun e Tallinit: Krenar që ndava historinë e transformimit të Tiranës

Comments 1

  1. Abdylheqim Myrtezarifhaxhiadematrikulli says:
    3 years ago

    Aferim Rustem Bej Imeri, aferim.
    Lanet edepzës, aferim hallall, yxhym asqer kundër hasmit rus.
    Aferim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In