• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parlamenti grek sërish për masa shtrënguese, qytetarët përfshihen nga dhuna

by Java News
19/05/2017 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur brenda Parlamentit grek, Qeveria “Tsipras” po përballej me opozitën në debatin për votimin e masave shtrënguese që duhet të marrë Greqia me qëllim marrjen e dorëzanisë së radhës prej FMN-së dhe Bashkimit Europian, mijëra grekë protestonin jashtë godinës kundër këtyre masave.

Protestuesit e udhëhequr prej sindikatave kërkuan prej ligjvënësve grekë që të mos i votojnë ato, me gjithë kërcënimin e “Trojkës” se nëse masat shtrënguese nuk votohen, atëherë programi i ndihmës për Greqinë nuk do të vazhdojë dhe vendi do të përballet me një “Grexit” të mundshëm.

Sindikatat thonë se programi i masave nuk do të funksionojë dhe taksat që qeveria do t’iu shtojë grekëve do t’i sjellin vendit recesion. Sindikalistët këmbëngulin se ka mundësi të tjera, veç taksave, për t’i dhënë shtysë ekonomisë greke që ndodhet në kolaps të plotë.

Por qeveria e Alexis Tsipras beson se presioni që po bëjnë kreditorët nuk lë shumë shpresë për lehtësim të politikave të diktuara prej FMN-së dhe Bashkimit Europian. Si kundërpeshë, qeveria thotë se ka një plan masash lehtësuese për shtresat në nevojë.

Gjatë protestës së mbrëmjes në sheshin “Sindagma” të Athinës, një grup prej 150-200 protestuesish hodhën bomba molotov dhe sende të forta kundër forcave të rendit, të ngarkuara me ruajtjen e rendit.

Manisë shkatërruese të ekstremistëve anarkistë nuk i shpëtoi as “post-roja” e rojeve presidenciale “Evzoneve”, ku si pasojë e sulmit me molotovë një prej tyre mori flakë dhe u shkatërrua plotësisht.

Për fat, pak minuta më herët, rojet presidenciale ishin larguar, duke shmangur një tragjedi, por edhe turpërim publik të vendit, pasi rojet presidenciale janë forca ushtarake më e respektuar në vend. Pamjet e sulmit mbi godinën e “Evzoneve” greke jashtë Parlamentit në Athinë, tashmë kanë filluar të bëjnë xhiron e botës, gjë që pritet të dëmtojë imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik, industrisë së vetme fitimprurëse që ka aktualisht vendi, përcjell TCh.

Ndërkohë, në Parlament vazhdon debati. Qeverisë do t’i duhen të paktën 151, nga 153 deputetë që kjo aleancë ka aktualisht. Shumë deputetë të alenacës qeverisëse kanë kërcënuar se nuk do t’i votojnë ato, por kryeministri Alexis Tsipras iu ka vënë atyre përballë dilemën: ose votojnë pro masave shtrënguese për vazhdimin e programit, ose vendi përballet me zgjedhje të parakohshme, pasojat e të cilave do të jenë katastrofike për koalicionin “Syriza-Anel”, të cilin sondazhet e nxjerrin të paktën 12-15% prapa konservatorëve të “Demokracisë së Re” të udhëhequr prej Kyriakos Mitsotakis. (b.an)

Next Post
Brazil, Gjykata e Lartë jep leje për të hetuar Presidentin për korrupsion

Brazil, Gjykata e Lartë jep leje për të hetuar Presidentin për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In