• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Parlamenti Europian shfuqizon shërbimin “roaming”

by A R
27/10/2015 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfuqizimi i shërbimit “roaming” për përdorimin e internetit, telefonave apo mesazheve brenda shteteve të Unionit, u miratua më në fund nga Parlamenti Europian, pas marrëveshjes së arritur më herët në muajin qershor. Pas shumë kontestimesh, anëtarët e Parlamentit duan që të shmangin atë që konsiderohet si “mankthi i personave”, të cilët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pas udhëtimeve jashtë shtetit, gjendeshin përballë faturave shumë të shtrenjta telefonike. Ish-zv/presidentja e Komisionit Europian, Viviane Reding e konsideroi këtë si një arritje. “Pas 10 viteve të lodhshme ‘betaja e “roaming”’ ka përfunduar”, tha ajo. Sikurse e cilësoi Reding, kjo është një fitore për konsumatorët dhe një hap drejt një tregu dixhital europian të vetëm dhe të vërtetë.

Edhe përdoruesit e telefonisë celulare në Mbretërinë e Bashkuar të cilët do të udhëtojnë në Europë tani në vazhdim do të paguajnë të njëjtat çmime si ato në Angli.

Deputetja liberal-demokrate, Catherine Bearder u shpreh se një nismë e tillë, mbi të gjitha do t’i bëjë udhëtimet edhe më të lehta. Lajmi u mirëprit nga shumica e anëtarëve, megjithatë edhe kontestimet nuk munguan. Disa pretendojnë se kompanitë celulare do të kërkojnë ta nxjerrin sërish fitimin e tyre që merrnin nga shërbimi “roaming”, duke e bërë thjesht me rritje të përgjithshme në tarifat që ata ofrojnë.

Monique Goyens, drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Europiane të Konsumatorëve, e konsideroi prerjen e shpenzimeve për konsumatorët si një reformë të madhe, por sipas saj, disa klauzola mbeten ende për t’u zgjidhur dhe rishqyrtuar, me qëllim moskrijimin e një konfuzioni në shërbimin bazë të komunikimit.

Megjithatë, për Komisionin Europian ndryshimet e reja në tregun e telekomit do t’i japin fund “faturave të shtrenjta telefonike dhe sigurisht nuk do të reduktojnë buxhetin tuaj teksa jeni me pushime”.

Next Post

Kush e përdhunoi Alida Hiskun?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In