• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parlamenti Europian: Pro statusit të kandidatit për anëtarësimin e Ukrainës në BE!

by
01/03/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamentit Europian janë mobilizuar për një rezolutë lidhur me mbështetjen për dhënien sa më të shpejtë Ukrainës të statusit të vendit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Ideja është të përshpejtohet një proces i gjatë i pranimit të kandidaturës së Ukrainës, të cilën disa vende të Ballkanit Perëndimor e njohin mirë, sepse u është dashur vite të përmbushin kushtëzimin e vendosur nga Bashkimi Europian.

Por Stephane Sejourne, kryetari i grupimit Renew ka artikuluar më mirë se çdo grupim tjetër arsyen e dhënies së shpejtë të statusit të kandidatit Ukrainës. “Ukrainasit nga gjaku i derdhur në Ukrainë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë janë tashmë anëtarë të komunitetit tonë me fat të përbashkët. Ndaj statusi i vendit kandidat për Ukrainën është një mirënjohje e drejtë”, është shprehur Séjourné.

Grupimet politike që kanë qenë më të zëshme ndaj dhënies së vendit kandidat Ukrainës janë grupimi Renew (liberalë) dhe EPP ( grupimi I partive popullore europiane). “Kur presidenti Zelensky na drejtohet me fjalët: A jemi ne të mirëpritur në BE? A i përkasim ne Europës? Unë në emër të grupimit më të madh të Parlamentit Europian i them: “Po, jeni të mirëpritur. Po, ju i përkisni Bashkimit Europian.

Po, ne jemi miq” është shprehur kryetari i grupimit te EPP në PE, Manfred Weber.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit kandidat në BE për Ukrainën, në përputhje me nenin 49 të Traktatit dhe në bazë të meritës “janë shprehur eurodeputetët Rasa Juknevicienė dhe Michael Gahler. Kryetari i Renew, Stephane Sejourne ka shpjeguar gjithashtu dhe diferencën në kohë midis dhënies së statusit kandidat dhe anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës “Dhënia e statusit të vendit kandidat tani ka rëndësinë e saj. Ukraina nuk do jetë anëtare e Bashkimit Europian para disa vitesh pas një procesi rigoroz”, është shprehur Sejourne.

Vijon me votimin përfundimtar të Parlamentit Europian për rezolutën ndaj Ukrainës.

/b.h

Next Post
VIDEO/ Bombat e “ferrit”, Putin mund të urdhërojë përdorimin e armëve të tmerrshme nga frika e humbjes së luftës

VIDEO/ Bombat e “ferrit”, Putin mund të urdhërojë përdorimin e armëve të tmerrshme nga frika e humbjes së luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In