• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti Europian/ Fleckenstein: Duam që me Shqipërinë negociatat të hapen këtë vit!

by Java News
07/02/2018 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Europian ka diskutuar për strategjinë e re të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare stretagjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Kjo strategji është mirëpritur nga të gjithë grupimet kryesore politike, në Parlamentin Europian, por nuk ka munguar të vihet në pah sa skeptikë janë qytetarët europianë për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian. Kjo pasi në perceptimin e opinionit publik europian, çështja e forcimit të shtetit ligjor, korrupsioni i shpërndarë në të gjitha nivelet dhe krimi i organizuar mbeten çështje problematike për t’u zgjidhur në Ballkan

David Mc Allister , Eurodeputet ( EPP): «  Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes ».

Viktor Bostinaru Eurodeputet (S&D): « Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shumë sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat financiare të Bashkimit Europian, Duhen më shumë inicativa dhe më shumë investime në Ballkan.

Charles Tannock, Eurodeputet (ALDE): «  Shtetet e reja anëtare nuk duhet të diksriminojnë shtete që presin në radhë për t’u anëtarësuar për shkak të çështjes së kufinjve. 2025 është një perspektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë.  »
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit, ndërkohë që eurodeputetët kanë theksuar, se BE-ja duhet të gjejë mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bilaterale midis vendeve tê Ballkanit para anëtarësimit të këtyre vendeve.

Knut Flenckestein, Eruodeputet (S&D): «  Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të proçesit.Sigurisjht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel.

Eduard Kukan, Eurodeputet (EPP): « Lidhur me mosmarrëveshjet bilaterale, Bashkimi Europian ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende».

Komisioni Europian pritet të prezantojë në prill të këtij viti dy rekomandime pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Mbetet sfidë gjetja e unanimitetit në gjirin e shteteve anëtare për të marrë vendimin që e bën këtë gjë të mundur. Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë në 2009, por vendimi ka mbetur pezull në gjirin e shteteve anëtare për shkak të bllokimit të Greqisë si rrjedhim i mosmarrëveshjes për çështjen e emrit të Maqedonisë /AbcNews

ma.me

Next Post
Digjet kati i dytë i një vile në plazhin e Durrësit

MAT/ Merr zjarr shtëpia në Karicë, pronari: Zjarrvënie e qëllimshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In