Tomi Frashëri është drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në seancën e sotme parlamentare, 80 deputetë votuan pro emërimit të Frashërit, 9 kundër dhe abstenim 8.
Frashëri merr postin pas dorëheqjen se Ilir Zelës për motive personale.
“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, thuhej në letrën e Zelës.
Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.
Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi dje të përcaktojë procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira. /e.s/











