• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti dhe mandati i ri, Çuçi: Kemi barrën të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve

by Java News
10/09/2021 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë një reagim në nisje të Legjislaturës së re të Kuvendit.

Krahas falenderimit për votuesit që i dhanë atij mandatin e deputetit dhe Partisë Socialiste besimin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, ai thotë se jemi në momentin kur duhet bërë kapërcimi i madh dhe hapja e një kapitulli të ri zhvillimi.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Në nisje të Legjislaturës së re të Kuvendit dua të shpreh edhe njëherë mirënjohjen e madhe për votuesit, për besimin e madh që më dhanë mua për rizgjedhjen si përfaqësues i tyre në Parlament, por edhe të kolegëve të tjerë të Partisë Socialiste.

Kemi marrë një mandat të tretë historik për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Kemi përgjegjësinë e madhe të çojmë përpara punët e nisura, të ringrihemi më të fortë se kurrë pas goditjes që na la tërmeti e pandemia dhe të hapim një kapitull të ri zhvillimi.

Përveç kapërcimit të vetvetes dhe vetëkorrigjimit të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, ne kemi gjithashtu barrën e madhe të jemi këtë mandat si asnjëherë më parë në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

Përtej debatit normal për politikën e ditës, të mos harrojmë se kemi të parën Shqipërinë. Kjo nuk është një fjali patetike dhe as po e them për konformitet tradite meqë jemi në nisje të stinës së re politike. Kemi më shumë arsye të ndërtojmë ura bashkëpunimi në të mirë të vendit sesa mure si të politikës së vjetër të llogoreve që na ndajnë dhe na fusin në qorrsokakët që s’i duhen as dreqit.

Jemi në momentin më të mirë për të besuar te Shqipëria e së ardhmes dhe për të bërë kapërcimin e madh për të cilin ka nevojë vendi dhe ne ua kemi borxh fëmijëve tanë, gjeneratave që do të vijnë. Suksese!”.

/m.j

 

 

Next Post
Karçanaj: e-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave

Fundjava/ Arrestohen 8 drejtues mjetesh dhe pezullohen 46 leje drejtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In