Deputetët britanikë e kanë refuzuar për të dytën herë marrëveshjen e propozuar nga Theresa May duke e çuar BREXIT drejt një konfuzioni të mëtejshëm.
Ligjvënësit votuan mbrëmjen e së martës 391 vota kundër dhe 242 pro, duke shënuar një humbje më të vogël sesa në refuzimin e janarit.
Kreu i laburistëve kërkoi që kryeministrja të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme.
Më herët, Theresa May paralajmëroi deputetët britanikë se mund të mos ketë aspak një Brexit nëse votojnë kundër marrëveshjes për ndarjen me Brukselin.
“Nëse marrëveshja nuk miratohet këtë mbrëmje, Brexit mund të humbasë”, tha May me një zë shumë të ngjirur, para Dhomës së Komuneve.











