• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti më 2017 do të ketë 280 deputetë! Kush e zgjedh Presidentin e ri

by Java News
12/12/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh, më 2017, Parlamenti shqiptar do të ketë shumë më tepër se 140 deputetë. Kjo do të vijë për shkak se zgjedhjet parlamentare janë fiksuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për t’u zhvilluar më 18 qershor 2017, kurse ceremonia për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 24 korrik 2017.

Për shkak se Parlamenti i ri legjitimohet jo më herët se mesi i shtatorit 2017, në seancën plenare të 24 korrikut në Parlament, do të shkojnë 140 deputetët e zgjedhur më 2013, ndërkohë që 140 të tjerë do të jenë zgjedhur nga votat e 18 qershorit.

Ky precedent ndodh për herë të parë në Shqipëri, pasi Parlamenti aktual ka detyrimin kushtetues për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës, pavarësisht se viti i ardhshëm është një vit zgjedhor. Juristi Çlirim Gjata evidenton faktin se Kushtetuta i ka parashikuar qartë afatet dhe deputetët duhet të zgjedhin kreun e ri të shtetit, para se Kuvendi i legjislaturës aktuale 2013-2017 të shpërndahet, përmes një votimi që mund të zhvillohet në një ose disa raunde, raporton NOA.

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri merr detyrën jo më parë se 24 korriku, data që shënon përfundimin e mandatit të presidentit aktual Bujar Nishani. Në leximin që konstitucionalisti Çlirim Gjata i bën Kushtetutës, pohon se i takon këtij Parlamenti të thirret në seancë plenare për ceremoninë e ligjërimit të presidentit të ri të votuar nga deputetët.

Ndaj për herë të parë krijohet situata kur deputetëve që nuk do të jenë më në legjislaturën 2017-2021 që del nga zgjedhjet e 18 qershorit, do të shkojnë edhe një herë më 24 korrik, plot një muaj e një javë pas zgjedhjeve, kur ndërkohë janë zgjedhur 140 deputetët e rinj. Në këtë mënyrë, nga 19 qershori e deri më 14 korrik, Shqipëria do të ketë 280 deputetë të ligjshëm: 140 të zgjedhur më 2013 dhe 140 të tjerë të sapozgjedhur për katër vitet e ardhshme.

ma.me

Next Post
Ryshfeti 50 mijë euro, nis procesi kundër gjyqtares Andrea, avokati: Përgjim i paligjshëm

Gjyqi i Majlinda Andreas, kërkohet zgjatja e masës së pezullimit nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com