Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll për 7 minuta, mes bilbilave, zhurmuesve dhe tensionit në sallë.
Deputetët e opozitës vepruan me të njëjtin skenar si në seancat e fundit, duke krijuar kaos.
Në përfundim, deputetët dolën të flisnin për mediat jashtë sallës, madje nuk mungoi as debati mes tyre.
Tensioni në sallë u zhvendos në oborrin e Kuvendit, mes ministers Mirela Kumbaro dhe deputetes demokrate, Ina Zhupa, pas miratimit me 74 vota pro të pr.ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtur.