• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin

by A R
14/11/2025 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes disa vargjeve që siç rrëfeu në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN se i kishte shkruar në një nga fletët ku pasqyrohej rendi i ditës gjatë kohës që ishte në Parlament, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, i ka përçuar politikës shqiptare një mesazh.

“Parlament të rëntë pika, shtatë sahat veç duke sharë por më shumë se helmi e thika vret një fjalë e palarë”. “Këto vargje shkrova unë për atë punën e grindjes”, tha Dokle teksa i mëshoi qëndrimit të tij se “Parlamenti nuk duhet të ketë fjalë të palara”.

“Duhet të ketë kulturën, fjalën e argumentin, fjalën e mençur e kështu me radhë”, ish-deputeti socialist teksa promovonte librin e tij më të ri “Asnjë trokitje në qiell”.

Më tej ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse Parlamenti sot është më keq nga ai i kohës kur ai ishte ligjvënës. Dokle tha: “Këtë në fakt unë e ndjej më shumë nga vlerësimet e të tjerëve të cilët thonë: ‘Oh ju ishit krejt ndryshe, ju ishit krejt ndryshe e të tjera, e të tjera’. Ajo që mua më më mërzit është gjuha e pakulturuar, gjuha sharëse. Domethënë shajnë njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Tallen me njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Unë njëherë kur ka ndodhur njëherë një grindje kur isha edhe unë prezent… se edhe atëherë kishte grindje edhe unë në atë pjesën e mbrapme të ligjeve shkruaja nga disa vargje”.

Sipas tij vesin e të hedhurit vargje në fletët e rendit të ditës e kishte përftuar prej qëndrimit pranë shkrimtarit Dritëro Agolli, nga koha kur edhe ky i fundit ishte deputet në Partinë Socialiste.

“Ma kishte futur këtë si me thënë yshtje, këtë nxitje Dritëroi se në parlamentin e parë pluralist isha i ulur afër Dritëroit dhe sapo filloi parlamenti, Dritëroi mori një nga ato rendi i ditës të asaj dite e ktheu mbrapsht që ishte e bardhë dhe shkroi një vjershë dhe unë atë e kam origjinal e mbaj në shtëpi. Po atë e mbaj mend si tani edhe thotë: Ata që në sheshe gjëmuan nuk hyn as në lista, ata që në sheshe vështruan u bënë ministra’”, rrëfeu Dokle në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN.

I pyetur nëse i mungon politika, tashmë kur janë bërë 10 vite larg saj, Dokle tha se nuk e ka marrë malli dhe se ndjek vetëm një edicion lajmesh në ditë për t’u informuar, por jo parlamentin.

“Jo, nuk më ka marrë malli. Të them sinqerisht nuk më ka marrë malli sepse unë e lash politikën në momentin që kisha dy konstatime brenda vetes. Konstatimi i parë që në politikë kam arritur aq sa nuk kam ku të shkoj përtej. Dhe ndërkohë tjetra ishte që duke u marrë me politikën po humbisja atë që ju me të drejtë e quajtët ëndrra e vjetër, dashuria e parë e të tjera me radhë. E kam fjalën që e filloja dhe jo se politika rri 24 orë në punë në politikë, por e humbisja kohën nganjëherë edhe kot, të presim derisa të bëhet një komision. Po jo kjo, jo po ajo. Jo e vërteta është jo. Nuk kishe kohë për t’u marrë me letërsi dhe unë kuptova që edhe letërsia edhe politika ka një të përbashkët. Secila prej tyre kërkon një përkushtim. O me njërën o me tjetrën, me të dyja ishte vështirë për t’u marrë. Në 2013-ën që u zgjodha deputet mendova që unë nuk duhet të vazhdoj më tutje dhe realisht isha edhe më i vjetri i socialistëve dhe më takoi sipas Kushtetutës të hapja parlamentin dhe hapësi i parlamentit është në krye të Kuvendit vetëm dy ditë. Dita e parë raporti i mandateve, dita e dytë zgjedhja e kryetarit edhe e nënkryetarëve. Dhe sapo ftova kryetarin të ulet në tavolinën e tij, zbrita në sallë dhe i thashë kryetarit të grupit dhe kryetarit të partisë, unë nuk kandidoj më. Nuk kandidoj më, sepse kam disa projekte të cilat dua t’i realizoj. Lidhur me këtë politikën unë nuk është se e ndjek shumë. Dëgjoj gjithmonë çdo ditë një emision lajmesh të plotë për tu informuar, parlamentin nuk e ndjek shumë. Ka raste që filloj ta ndjek dhe kur shoh ndonjë gjë që më mërzit e mbyll”, tha ish-deputeti socialist.

Next Post
“Kemi 7 muaj pa ujë”, Rama i përgjigjet qytetarit: Tirana i ka burimet, por…

“Kemi 7 muaj pa ujë”, Rama i përgjigjet qytetarit: Tirana i ka burimet, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In