• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Parlament/ Kodheli: Kompaninë e celularëve e keni afruar ju. Berisha: Po bën avokatinë e vjedhjes

by Lorenc Vangjeli
12/11/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet në Parlament për planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura, kanë devijuar në debate të ashpra midis përfaqësuesve të opozitës dhe Ministrisë së Mbrojtjes Mimi Kodheli, në lidhje me tenderin për radarët detarë, objekt kallëzimi i KLSH.

“Flisni për dyqan celularësh dhe favorizim tenderash. Kjo është pak të thuash qesharake, ndërkohë që zëdhënës tuaj thonë se kjo kompani është përjashtuar në vitin 2013, këtu kam një letër zytare tuajën, ku sekretari i përgjitshëm i ministrisë së Mjedisit të asaj kohe ku i thotë zgjidhje të kontratës se nuk janë zbatuar kushtet. Vijmë te dyqani i celularëve. Ky zotëri është dokumentacioni ku kjo kioska e celularëve ka kontrata të firmosura me ministrinë e Mbrojtjes që nga 9.1.2005. Bazuar në këtë kontratë të fundit vlera e 5 muajve shërbim ishte 58.5 mln lekë, për pesë muaj. Ne kemi bërë një kontratë 1-vjeçare, po me të njëjtën kompani për 62.4 milionë lekë. Kjo është diferenca”, tha ministrja Kodheli.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-kryemisnitrit Sali Berisha, i cili deklaroi se Kodheli nuk dha asnjë sqarim për abuzimet, por bëri avokatinë e vjedhjes.

“Të mos thotë një fjalë për dokumentin, ky është një ofendim shumë i madh për qytetarët shqiptarë. Është një qëndrim i padenjë. Doli të bëjë avokatinë e vetes së vet. Mund ta bënte këtë çdo kohë tjetër, por jo sot që paraqitet një dokument të cilin zonja e bën totalisht të pabesueshëm. Shqipëria është vidhisur nga pozicioni i pestë i plotësimit të kushteve të standardeve të Aleancës në pozicionin më të fundit në Aleancë”, tha kryeministri Berisha.

Ndërkohë, ish- minsitri Arben Imami tha se kjo kompani është përjashtuar për shkak të performancës së dobët sipas tij fakt që e dëëshmon edhe kontrolli i auditit.

“Kompania që ju ia dhatë ishte kompania që u përjashtua. E keni në raportin e njësisë së prokurimit dhe e keni pasur në tavolinë pasi në kontratën që kishte pasur me flotën detare kishte realizime të pakta dhe vlerësimi i flotës dhe ministrisë ishte që ajo kompani për shkak të performancës së keqe, të skualifikohej për kontratën e 2013”, deklaroi Imami.

Ministrja Kodheli sqaroi nga foltorja e parlamentit edhe detajet e kontratës së helikopterëve të Forcave të Amratosura, edhe kjo pjesë e kallëzimit penal të depozituar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i SHtetit. Sipas Kodhelit, në kontratë nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

“Zbatimi i kontratës është mbyllur sot që flasim me ardhjen e dy helikopterëve të kërkim-shpëtimit dhe sot që flasim diferenca mes produktit dhe pagesës është zero. Ju sjell në kujtesë 5 helikopterët ushtarakë, njëri prej tyre duhet të ishte helikopteri VIP me vlerë 15 milionë euro dhe ky pjesë e axhendës së prioriteteve të modernizimit të FA-ve. Një i tillë ekziston në flotën tonë, dhe VIP-at na janë pakësuar dhe brenda të njëjtës vlerë ne porsitëm dhe finalizuam pak ditë më parë blerjen e dy helikopetërve me përdorim ushtarak dhe kërkim shpëtim për civilët. Vlera e kontratës mbeti e njëjta, ajo është si amendim rimiratuar në Kuvend dhe dëmi është zero”, -tha Kodheli.

Next Post

Test/ Çfarë i ndodh I phone-it, nëse mbi të “djegim” gomën e motoçikletës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In