• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Parlament/ Berisha: Rama ndërtoi si institucion suprem krimin. Balla: Ti je vrasës i padënuar

by Lorenc Vangjeli
26/11/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet për projektligjin e dekriminalizimit kanë devijuar në akuza dhe kundërakuza midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla. Pas deklaratës së Ballës, se ky ligj bëhet i pavlefshëm nëse nuk reformohet sistemi i drejtësisë, për ti dhënë dënimin krimeve të mazhorancës së djathtë, ish-kryeministri Berisha shpërtheu në akuza duke deklaruar se shumica aktuale politike është kthyer në mburojë të kriminelëve.

“Kreu i meduzës, Edvin Kristaq Rama, mbrohet nga çakenj që lehin për mëkatet e tyre, mbrohet nga individë delikuentë. Nga njerëz që janë të akuzuar direkt nga policitë kufitare të vendeve të tjera për trafik të qenieve njerëzore. Ka të tjerë që i kanë akuzuar për trafik të njerëzve më të afërt. Mbrohet nga çakenj që janë të akuzuar për përdhunim të një vajze me AIDS, të sëmurë. Një delikuent i cili ka paguar me shoferin e tij për të mbyllur gojën e denoncueses, mbrohet nga çakenj që drejtësia për gjuhën e horrit i ka dënuar si shpifës, dhe jo njëherë, por disa herë. Mbrohet nga ata të cilët me parcelat e drogës po ndërtojnë parajsën e tyre. Mbrohet nga ata të cilët i ka transportuar me makinë, trafikantët kryesorë të heroinës. Mbrohet nga ata që i ka vendosur në polici, pa çka se një çakall që leh është ai, emri i tij është cakall që leh. Mbrohet nga ata të cilët klani Hoxha i Librazhdit, një nga klanet kryesore të drogës, instalon pjesëtrët e tij në policinë e Librazhdit. Mbrohen nga ata që kanë bërë krime ordinere, e kanë si bukën e përditshme. Por këta janë ushtarë, bajlozi i krimit është Edi Rama, ai ndërtoi këtu si institucion suprem krimin. Beteja me krimin është beteja me djajtë, por është betejë që opozita do ta bëjë, dhe ky është vetëm hapi i parë.  E dëgjuat se si shprehte keqardhje për ata që janë dënuar si ai. Janë dënuar për trafiqe, janë dënuar për përdhunime. Ata të cilët nxorën këtu hanxharët e krimit ata ikën, edhe ata do ikin. Ju jeni roshër, ju jeni frrokër, ju jeni shullazër, ju jeni xhuvanër, ju jeni parti krimi, Ju jeni kriminel sepse jeni strehë e krimit”. – tha Berisha.

I menjehershëm ishte edhe reagimi i deputetit Taulant Balla, i cili deklaroi se ish-kryemisnitri ëhstë vrasës i padënuar.

“Problemin më të madh që ka ky parlament nuk e zgjidh ky projektligj. Ky ligj ende nuk zgjidh problemin. Ti je një vrasës që nuk je ndëshkuar. Je hajdut që nuk je dënuar. Ti je një njeri që e ke keqpërdorur këtë foltore për lloj-lloj fyerjesh. Mëkati im i vetëm është që kam të njëjtën moshë me të birit tënd, dhe të gjitha veset që ka yt bir, mendon se i kanë edhe moshatarët e tjerë. Se merret yt bir me lloj-lloj krimineli merren dhe të tjerët. E ke problem me tët bir se nuk të ka dalë ashtu si doje, ky është problem i joti Sali, Fakti që je zemërprishur me tët bir, nuk na bën ne moshatarët e tij të jemi të zinj si yt bir”, – tha Taulant Balla.

Next Post

Mesazhi shokues/ Islamikja-gazetares: “Meriton të përdhunohesh në çdo vrimë nga muslimanët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In