Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se është drejtë e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në ambientet e ambasadës amerikane, Lu tha gjithashtu se është e drejta e opozitës që të bojkotojë komisionin e reformës në drejtësi.
Duke folur për zgjedhjet në Dibër, ai tha se ambasada e SHBAsë dërgoi 4 njerëz atje për t’i vëzhguar ato.
“Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar”, tha ai.
Tema/d.i.