• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parku Liqenit/ Deputetët e PD përplasen me policinë, Rama: Vajmedet PD

by Java News
28/03/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar/ Protesta e opozitës tek Parku i Liqenit nis me përplasjen mes deputetëve të opozitës dhe policisë. Ne vendin ku parashikohet të ndërtohet parku janë rreth 200 forca policie të vendosura në dy kordonë, një policia bashkiake dhe tjetra nga ajo e rendit.  Në protestë ndodhet dhe shoqëria civile e cila po ashtu është përplasur me forcat e policisë. Momentalisht gardhi rrethues i projektit për ngritjen e parkut të fëmijëve është rrëzuar sërish. protesta e pd parku liqenitDeklarata e Edi Palokës tek Parku Liqenit

Më herët deputeti Demokrat Edi Paloka tha para protestuesëve se policët Bashkiakë janë në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit.

protesta e pd parku liqenit
“Jemi dhe sot para dëshmisë së një shteti inekekzistent që dënon e burgos njerëz të pafajshëm. Duhet të kenë parasysh të gjithë edhe këta policë që detyrimine  kanë ndaj kushtetutës. Duhet të zbatojnë ligjin dhe jo individë. Sot jemi para faktit që tregon se ktu nuk ka shtet me një kryeministër që urdhëton dhunimin dhe mbron me polici oligarkinë. E dëgjuat të gjithë kur Veliaj tha se sdo priten pemë. Është akti më skandaloz që tregon që shteti dhunon qyetarët. Këta që mbrojnë krimin do të dënohen një ditë qofshin këta edhe policët.Ne nuk kemi një skenar se si do të vijojë protesta”-tha Paloka

Reagon Rama

Në rrjetin social ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama i cili ironizon thirrjet e opozitës për protestë tek Parku:

“Vizion jo. Program jo. Ekip as behet llaf.Lider jo e jo. Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD”- shkruan Rama.

Pas Ramës reagon dhe Basha

Kokoshi 200 milione, politikani me i pasur i Europes ne vendin me te varfer te saj – sipas mediave amerikane – betonizuesi i Tiranes ne 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit te parkut. Sa milione euro rryshfet ka marre nga oligarket kete rradhe? Kerbac e burg per qytetaret, milionat per vete duke shkelur kushtetute e ligj.​

Capture

……..

Një deklaratë e Partisë Demokratike që ftonte këdo për të ardhur në protestë kundër Bashkisë dhe projektit të saj për Parkun e fëmijëve tek Liqeni, ka sjellë reagimin e vetë isntitucionit si dhe të deputetit socialist Erjon Braçe.

PD përmes Bogdanit bëri thirrje që në Parkun e Liqenit të nisin protestat në orën 11:00 të kësaj të hëne, ndërsa në kundërpërgjigje, Bashkia përmes një deklarate shkruan se opozita e selisë blu do të mbetet në histori si monumetn historik për shkatërrimin dhe vandalizimin e pronës publike.

“Pasi lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në Park – lavazhe, parkingje, motele, hotele, bujtina, hane, kafe, bare, restorante, bingo, baste e kazino, pasi lejoi qindra banesa në bregun jugor të Farkës, duke shkaktuar disa herë rrëshqitje të kodrave përreth, pasi dha lejen nga Lulzim Basha për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në digën e Liqenit, sot kinse përdëllehet për Parkun. Çfarë hipokrizie patetike!”- shkruhet në deklaratën e Bashkisë.

Braçe: Ky eshte xhihad politik

Ndërsa deputeti socialist e cilëson orvatjen e Partisë Demokratike si një xhihad politik.

“Xhihadi politik ne aksion. Dje ne Pakistan, ne parkun e lodrave ne Lahore; 

Sot ne Tirane, ne parkun e lodrave ne parkun artificial, urban, tek Liqeni!!

Dhe nje habi me shume;

Ne fshatrat e tyre i prene pemet deri ne hektare te tere si pyje;

Ne qytet shkulin floket per te mbrojtur pyllin qe e prene!! Alternative politike-nam”, shkruan deputeti ne rrjetin e tij social.

Deklarata e plote e Bashkisë së Tiranës, reagimi ndaj PD-së

Partia Demokratike qëndron e vendosur të hyjë në histori si monument politik për vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës publike.

Pasi lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në Park – lavazhe, parkingje, motele, hotele, bujtina, hane, kafe, bare, restorante, bingo, baste e kazino, pasi lejoi qindra banesa në bregun jugor të Farkës, duke shkaktuar disa herë rrëshqitje të kodrave përreth, pasi dha lejen nga Lulzim Basha për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në digën e Liqenit, sot kinse përdëllehet për Parkun. Çfarë hipokrizie patetike!

Tirana e mban mend mirë barbarinë te mbikalimi i Zogut të Zi, ku vandalizimi politik i PD-së shkatërroi një projekt publik që do të lehtësonte trafikun në Tiranë. PD e rrënoi me zell duke bërë pluhur pasurinë publike. E njëjta parti e kthen çdo manifestim në Tiranë në një teatër absurdi, ku çdo aktor i ardhur me autobus kthehet pas me trofe lufte, qofshin këto kapakë pusetash, tabela sinjalistike apo pllaka bulevardi.

Tirana është lodhur me këtë tufë vulgare. E kishin mundësinë të qeverisnin 4 vjet qytetin, por e rrënuan. Në ditët më të mira fjetën gjumë, në ditët më të këqija e rropën me zell mesjetar.

Ç’hipokrizi, kur fëmijët e tyre i rrisin jashtë shtetit e pastaj prishin lojërat e fëmijëve të Tiranës, kur apartamentet e tyre i kanë mbi digë e s’duan asnjë fëmijë të lozë aty rrotull, e t’u prishë “latte-machiatton” e mëngjesit, kur shqyejnë malet e Krujës me gropat e tyre të gëlqeres e sot vetë-quhen ambientalistë.

Tirana do bëhet! Ndërtimet e tyre pa leje në liqen do të prishen, siç u janë prishur zaptimet te stadiumi Dinamo e tek Opera. Po ju prishen interesat private, për interesin publik të Tiranës. Ndaj jam i vendosur që Tirana të mos humbasë më kohë. Pas çerdheve, këtë vit vazhdojmë me kopshtet, e pas tyre shkollat. Do përfundojmë me dy unazat dhe Bulevardin. Do mbarojë shumë shpejt Pazari i Ri, e do nisë shumë shpejt Sheshi Skënderbej.

Historia nuk do na falë nëse e lëmë Tiranën si në mesjetë prej një bande vandalësh. Tirana nuk është Palmira – të paktën për shumicën dërrmuese që vendosi ta çojë në drejtimin e duhur, e të kërkojë një Bashki 24/7 në punë. Jam i bindur se veç puna na nxjerr në dritë, e ndaj veç me punë do t’i përgjigjemi dhunës.

Tirana do bëhet!

Next Post

Flet i biri i Meksit: Dolëm në pistë për të ndriçuar, s'kishte drita, kur avioni u ul, njëra rrotë u thye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In