Nisma e Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një tjetër kënd force në hapësirën e Parkut të Liqenit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit pas stërvitjes në natyrë duke njoftuar instalimin e 6 moduleve force dhe disa tavolinave për lojërave.
“Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! 6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! – Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit”, thekson Veliaj.
Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! ♂️
6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! – Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit! pic.twitter.com/tZIaCxOpX5
— Erion Veliaj #EYC2022 (@erionveliaj) September 3, 2022
g.kosovari