Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile që kërkonte ndërprerjen e punimeve për parkun e lodrave te liqeni.
Në seancën e sotme trupa gjykuese ka dhënë verdiktin në favor të bashkisë sa i takon projektit në fjalë.
Shoqëria argumentonte se puna duhet të ndërpritet pasi ka shkelje ligjore nga ana e bashkisë.
Por këto pretendime u hodhën poshtë nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për vijimin e punimeve.