• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkinsoni, sëmundja që prek moshën e tretë, flet specialisti

by Java News
17/11/2016 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka shenja tipike me të cilat mund të identi fikohet që në zanafillë. Sëmundja e parkinsonit shfaqet në mënyrë graduale, duke shkaktuar fillimisht lodhje, këputje, dhimbje të kyçeve dhe krahëve. Mjeku neurolog, Altin Kuqo, shpjegon se dridhja e duarve, ngathtësia e lëvizjeve të ndryshme, nisin të shfaqen atëherë kur sëmundja ka avancuar. Në këtë fazë, të moshuarit nisin të kërrusen dhe të kenë vështirësi në ecje.

“Përveç shenjave që përmendëm më sipër, të cilat janë tipike për sëmundjen e parkinsonit, ka edhe shenja të tjera që nuk lidhen direkt me sëmundjen, por që vijnë si pasojë e evoluimit progresiv të sëmundjes. Këto shenja kanë të bëjnë me çrregullime të shëndetit mendor, lodhje, depresion”, shprehet mjeku.

Në intervistën dhënë për gazetën, Kuqo e vë theksin edhe në faktorët që ndikojnë, komplikimet që sjell, si edhe mënyrën e trajtimit. “Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, ku pikun më të lartë të fillimit e ka rreth moshës 60-65 vjeç dhe, me rritjen e moshës, shenjat e parkinsonit sa vijnë edhe shtohen”.

Çfarë është sëmundja e parkinsonit?

Sëmundja e parkinsonit është sëmundja më e shpeshtë që sjell çrregullime të lëvizjes në moshën e tretë. Ajo ka të bëjë me shkatërrimin e disa qelizave nervore, që ndodhen në një zonë të trurit që quhet (substantia nigra) dhe janë përgjegjëse për prodhimin e një substance që quhet dopaminë dhe shërben si transmetues sinjali për kryerjen e lëvizjeve të ndryshme.

Pra ka të bëjë me atë që përcaktohet ndryshe si funksionet motore të njeriut, ku përfshihen ecja, përdorimi e duarve, të folurit, të qëndruarit në këmbë, mimika etj. Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, ku pikun më të lartë të fillimit e ka rreth moshës 60-65 vjeç dhe me rritjen e moshës, shenjat e parkinsonit sa vijnë edhe shtohen.

Rreth 1% e personave mbi 60 vjeç preken nga sëmundja e parkinsonit. Burrat preken 1.5 herë më shumë se femrat. Por, ka edhe forma më të rralla, të cilat fillojnë në mosha më të reja.

Nga përvoja mund të them se ka pacientë te të cilët kjo sëmundje ka filluar në moshën 20-vjeçare, në të tilla raste faktori gjenetik është i mirëpërcaktuar dhe kjo përbën 10% të rasteve me parkinson.

Pra, nëse kemi të bëjmë me një person që vuan nga parkinsoni dhe që në familjen e tij ka pasur të tjerë që po ashtu kanë vuajtur nga kjo sëmundje, predispozita e shfaqjes në brezin tjetër është më e lartë.

Shfaqja e parkinsonit herët, pra në moshë të re, a e bën sëmundjen më të vështirë për t’u menaxhuar?

Sigurisht që janë më të vështira për t’u menaxhuar. Pavar- ësisht mjekimit që ne bëjmë, sëmundja ka një ecuri përparuese, duke sjellë rëndim të shenjave klinike dhe pa diskutim sjell dëmtim të cilësisë së jetës për personin që vuan.

Cilat janë shenjat e para? Si mund ta kuptojmë, duke qenë se shfaqet edhe te moshat e reja?

Nuk ka një shenjë tipike për fillimin e parkinsonit. Shfaqja e shenjave është aq graduale dhe e butë, sa shpeshherë pacientët drejtohen nëpër specialistë të ndryshëm për të kuptuar pse kanë lodhje, këputje, dhimbje të kyçeve, krahëve etj.

Pastaj, kur nisin të shfaqen shenjat tipike, të tilla si pengesa në lëvizje, ngathtësia e lëvizjes gjatë mbërthimit apo zbërthimit të kopsave, apo kur janë duke shkruar, atëherë kuptojnë që ka diçka që nuk shkon dhe i drejtohen mjekut neurolog. Një shenjë tjetër, përveç ngathtësisë, është dridhja. Pacientëve u dridhen duart zakonisht në qetësi dhe kjo dridhje pushon gjatë kryerjes së një veprimi të caktuar.

Është një dridhje karakteristike, e cila fillon në fazën e parë, kryesisht te njëri krah më pas përhapet edhe te tjetri. Në këtë moment nisin të kenë edhe vështirësi në ecje, ajo realizohet me hapa të ngadaltë dhe të vegjël. Kanë vështirësi për të mbajtur qëndrimin drejt dhe nisin të kërrusen.

Një pozicion ky tipik për të moshuarit që vuajnë nga parkinsoni. Humbin lëvizjet bashkëshoqëruese dhe fytyra merr pamjen e një maske.

Të gjitha këto vijnë gradualisht dhe nuk shfaqen asnjëherë që në fillim dhe me kalimin e kohës vijnë duke u shtuar. Përveç shenjave që përmendëm më sipër, të cilat janë tipike për sëmundjen e parkinsonit, ka edhe shenja të tjera që nuk lidhen direkt me sëmundjen, por që vijnë si pasojë e evoluimit progresiv të sëmundjes. Këto shenja kanë të bëjnë me çrregullime të shëndetit mendor, lodhje, depresion etj.

Ju përmendët faktorin gjenetik, kryesisht për shfaqjen e sëmundjes te moshat e reja, por cilët janë shkaktarë të tjerë që duhen veçuar?

Përveç faktorit gjenetik, mund të veçoj edhe faktorët ambientalë. Hipoteza janë hedhur për toksina të ndryshme që ndodhen në ambient, të tilla si insekticide, pesticidet që mund të gjenden në ujin që pimë dhe ushqimet, të cilat më parë janë trajtuar me këto substanca.

Ka faktorë të stilit të jetesës dhe, po ashtu, kanë ndikim traumat e përsëritura të kokës. Por, ende sot është e paqartë se cilat janë mekanizmat biokimikë dhe biologjikë që çojnë në shkatërrimin e këtyre qelizave.

Cilat janë komplikimet që mund të sjellë parkinsoni?

Komplikacioni më i madh që sjell sëmundja e parkinsonit është humbja e funksioneve të aktivitetit të përditshëm. Pra, një person fillon të mos ecë normalisht, të mos vishet vetë, të mos ushqehet dot etj., dhe këto janë komplikacione shumë të mëdha dhe është pikërisht kjo arsyeja që e bën sëmundjen e parkinsonit të vështirë dhe të sikletshme, jo vetëm për personin që vuan, por edhe për njerëzit të cilët jetojnë me të.

A mund të parandalohet?

Jo. Fatkeqësisht, në asnjë rast nuk mund të parandalohet. Nuk ka asnjë test paraprak, qoftë analizë gjaku, test imazherik, test klinik, i cili të parashikojë nëse një person i caktuar do të vuajë nga parkinsoni ose jo. Përveçse në rastet ku është e përcaktuar gjenetikisht, pra nëse ka një histori familjare. Por edhe në këto raste, nuk bëhet fjalë për ta parandaluar këtë sëmundje. Për vendosjen e diagnozës së sëmundjes së parkinsonit vlerën më të madhe e ka vizita me mjekun specialist neurolog, i cili ndihmohet nga historia e shfaqjes së shenjave, observimi i vëmendshëm i këtyre shenjave, si dhe ekzaminimi neurologjik objektiv i kujdesshëm.

Analizat dhe ekzaminimet e tjera imazherike kanë më shumë vlerë për të përjashtuar sëmundje të tjera me simptomatologji të ngjashme.

Si trajtohet sëmundja?

Ne trajtojmë simptomat, pra shenjat klinike. Është e ditur që qelizat të cilat vdesin janë qelizat që transmetojnë një lëndë të quajtur dopaminë, e cila bën të mundur kalimin e impulsit nga këto qeliza në qelizat e tjera, të cilat janë përgjegjëse për kryerjen e lëvizjeve.

Kështu që sasia e dopaminës për pasojë të mosprodhimit bie, sepse qelizat që e prodhojnë atë vdesin, duke shtuar dopaminën nga jashtë ne vërejmë që ka një përmirësim të shenjave klinike, duke i ofruar pacientit të paktën 5 deri në 7 vitet e para një jetë normale, edhe pse vuan nga parkinsoni. Është shumë e rëndësishme që ky mjekim të merret në rregull dhe që skema e mjekimit të jenë të saktë dhe po ashtu, pacientët të jenë rigorozë në marrjen e tij në mënyrë që të kenë një jetë normale.

Pastaj, pas kalimit të kësaj periudhe të pagëzuar “si muaj mjalti” midis pacientit dhe barit fillojnë dy komplikacione të tjera. Së pari, dopamina fillon të humbasë efektin e saj dhe e dyta fillon të shfaqë efektet e saj anësore, si çdo ilaç tjetër. Përveç medikamentit levodopa, ka edhe barna të tjera të cilat ndihmojnë në shtimin e efektit të levodopa-s. Duke parë që progresioni i sëmundjes e rëndon tej mase gjendjen e pacientëve me një shkallë invaliditeti të lartë, përveç trajtimit tradicional me barna, ka edhe metoda invasive kirurgjikale dhe gjysmëkirurgjikale, të cilat janë treguar me efikasitet të mirë, por numri i pacientëve që përfitojnë nga këto metoda është ende shumë i vogël.

Çfarë afektesh anësore shkaktohen?

Duke filluar nga çlirimi i lëvizjeve të pakontrolluara, që dalin jashtë kontrollit. Pra nga njeri i ngrirë, kthehet në njeri hiperaktiv. Gjymtyrët lëvizin pa kontroll, edhe kjo të invalidizon duke qenë se e ke të pamundur të bësh një veprim, nëse nuk fiksohesh. Sigurisht që ka edhe çrregullime të karakterit psikik, sepse fillin të shohësh figura aty ku nuk janë, ndryshe halucinacione, flet me veten. Sa më gjatë të merret dopamina, aq edhe më tepër rritet predispozita për shfaqjen e këtyre efekteve të padëshirueshme.

Pa diskutim që edhe në këtë rast ka medikamente që bëjnë të mundur minimizimin e këtyre efekteve. Por fundi gjithnjë sjell jo vetëm ezaurim të të gjitha depozitave qelizore, por edhe të medikamenteve. Përfundimi është aspak i këndshëm në këto raste, pasi kemi të bëjmë me pacientë, të cilët zënë shtratin.

Nëse një pacient që vuan parkinsoni njëkohësisht vuan edhe nga sëmundje të tjerë bashkëshoqëruese, a është e vështirë trajtimi?

Nuk është se sëmundje të tjera ndikojnë te parkinsoni, por që të menaxhosh më shumë se dy sëmundje është më e vështirë sesa të menaxhosh një.

Sëmundja e parkinsonit bën pjesë te sëmundjet degjenerative, pra që kanë të bëjnë me degjenerim të sistemit nervor qendror. Dikur është quajtur sëmundje pleqërie, në sensin që është fiziologji, sikundër plakesh, ashtu janë edhe sëmundjet. Të sëmurët me parkinson, përveçse shfaqin çrregullime motorike, pra e kanë të pamundur të lëvizin, shfaqin edhe çrregullime të intelektit.

Pra shfaqet ajo që quhet demencë. Demenca është një sëmundje e moshës së tretë dhe kur i ke të dyja, pa diskutim rastet bëhen më të rënda. Janë sëmundje që interferojnë te njëratjetra. Imagjinoni një person që mezi lëviz, të jetë edhe person që mezi flet, mendon. Kthehesh në objekt pastaj.

Sa e përhapur është kjo sëmundje në vendin tonë?

Sipas disa studimeve të kryera në botë, rezulton që incidenca e sëmundjes së parkinsonit shkon nga 4,5 – 21 raste për 100.000 persona në vit, me një prevalencë që shkon përafërsisht në 120 për 100.000 banorë, për grupin e moshës nga 40-49 vjeç prevalenca është 41 persona për 100 mijë banorë. Në vendin tonë, prevalenca e kësaj sëmundjeje është 8.0/1.000 banorë. Ka krijuar pak hilaritet në momentin e botimit, pasi shifra del jashtë shifrave globale, por botimi në një revistë prestigjioze është treguesi më i mirë i besueshmërisë së studimit. panorama.al

ma.me

Next Post
Çlirimi i Tiranës/Si u arrit deri më 17 Nëntor 1944, lufta e vërtetë kundër gjermanëve

Çlirimi i Tiranës/Si u arrit deri më 17 Nëntor 1944, lufta e vërtetë kundër gjermanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In