• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkimi falas në Tiranë, Bashkia: Si të pajiseni me kartë rezidenti

by Java News
06/11/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët në zonën e Bllokut “Shushica”, të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zonën e caktuar.

Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë bllokun “Shushica”, i cili kufizohet nga rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik Kuqali”, “Grigor Heba” dhe “Medar Shtylla”.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se qytetarët e këtij blloku, nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit, do të përfitojnë Parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për Parkim në Bllokun “Shushica” (sipas sinjalistikave vertikale dhe horizontale), si dhe në rrugët kryesore të poshtë shënuara (rrugët me vijëzim të Bardhë): – Komuna e Parisit, – Gjin Bue Shpata, – Emin Duraku.
zona
Karta e Rezidentit, e shpërndarë për këtë Projekt Pilot, është falas vetëm për këtë fazë dhe ka afat deri në datën 31.12.2016.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të internetit, Bashka e Tiranës ka ftuar të gjithë banorët, të cilët kanë paraqitur dokumentacionet e nevojshme pranë Agjencisë “Tirana Parking”, që të paraqiten për të tërhequr Kartën e Rezidentit, Ditën e shtunë & të diel, Dt 05 dhe 06.11.2016 prej ores 10:00-13:00.

Pas projektit pilot në bllokun “Shushica”, shpërndarja e kartës së rezidentit do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit të Tiranës, ku qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor. Kjo pullë identifikuese është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Pajisja me Kartën e Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

1. Çertifikatë Familjare.

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e çertifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.

4. Çertifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.

5. Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

Projekti i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4)

Zona 1.
Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimire, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zona 2.
Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3.
Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

Zona 4.
Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Next Post
Italia nuk gjen prehje, dhjetëra tërmete gjatë natës

Italia nuk gjen prehje, dhjetëra tërmete gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com