Një mësues është plagosur me thikë në periferi të Parisit, nga një person që përmendte ISIS gjatë sulmit, sipas raporteve lokale.
Mësuesi i shkollës fillore në Seine-Saint-Denis gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pas plagëve të marra me një thikë që përdoret për të hapur kuti kartoni, shkruan Le Parisien. Agresori ishte një person me kapuç, xhup të bardha e dorashka, tashmë në kërkim.
Sulmi është konsideruar si akt terrorist dhe çështja është marrë në dorë nga policia anti-terror.