Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është ftuar nga presidenti Emanuel Macron për ‘Forumin e Paqes’.
Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga forumi që po mbahet në kryeqytetin francez.
“Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri.
Rama do të ketë në mbrëmje një takim me kokë me Macron mbrëmjen e sotme.
Më herët gjatë pasdites, kryeministri shqiptar mori pjesë në një bashkëbisedim me Gilles Gressani Drejtor i “Le Grand Continent” me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”, ndërsa më pas në një sesion të forumit së bashku me Macron dhe disa liderë të tjerë.











