Një burrë që ishte i pranishëm në sallën e koncertit ku ndodhi një nga sulmet terroriste në Paris deklaroi për një radio franceze se agresorët thërrisnin “Allah Akbar” teksa hapnin zjarr.
Ai shtoi: “Ata erdhën dhe filluan të shtinin. Të gjithë u shtrinë përtokë. Ishte ferr. Mora mamanë dhe u fshehëm. Dikush na tha që kishin ikur dhe dolëm. Besoj se ka ende njerëz brenda”.
Një tjetër dëshmitar tha se terroristët thërrisnin edhe “kjo është për Sirinë”.