• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paris, Budapest, Tiranë: Po proteston gjysma e Evropës?

by Java News
19/12/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës së shtetit. Në Gjermani ka pasur protesta të para të ‘jelekëve të verdhë’. Quo Vadis Europë?

    

Albanien Tirana | Protest von Studenten für bessere Bildungsbedingungen (DW/A. Ruci)Protesta studentore në Tiranë

Nëse sheh vetëm fotot, mund të mendosh, se deti i dritave të Budapestit është spektakël soditës për Krishtlindje. Por njerëzit që të dielën në mbrëmje u mblodhën në kryeqytetin hungarez nuk mbajnë qirinj, por telefonë në duart e tyre – dhe mesazhi i tyre nuk është fetar, por politik. Ata kërkojnë që Kryeministri Viktor Orban të tërheqë ligjin, sipas të cilit kërkohet që punëdhënësit të mund të kërkojnë deri në 400 orë pune shtesë jashtë orarit nga punëtorët e tyre.

Që nga votimi parlamentar të mërkurën e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër këtij “ligji të skllevërve”, siç u quajt ai, madje ka pasur trazira të dhunshme. Të dielën, protestat ishin të qeta në fillim, më vonë policia përdori përsëri gaz lotsjellës. Me 10,000, ndoshta 15,000 pjesëmarrës, ky ishte kulmi i një valë proteste që nuk ka ndodhur në Hungari gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit. Edhe në Francë protesta e sapo e ‚jelekëve të verdhë‘ erdhi pas një shpalljes së një ligji. A po ndodh tani në rrugët evropiane “ngrohja globale” e klimës politike?

Ungarn Protest vor dem Hauptsitz des öffentlich-rechtlichen Rundfunks MTVA (picture-alliance/AP Photo/B. Mohai)Protesta në Budapest

Hungaria: “Largohu Orban”

Shumë demonstrues shprehën nëpërmjet thirrjeve të tyre se ata janë nuk e mbështesin jo vetëm  ligjin e orarëve shtesë së punës, por as politikën sociale të Kryeministrit të tyre. Nën udhëheqjen e Viktor Orban, punëtorët humbën gjithnjë e më shumë të drejta, ndërkohë që pozicioni i sipërmarrësve u forcua edhe më tej. Gjithashtu ka pakënaqësi me veprimet e Orban kundër të pastrehëve dhe emigrantëve dhe operacionin e tij të shpëtimit për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg në vendin e tij.

Serbia: kundër pushtetit shtetëror

Në Beograd në kryeqytetin e Serbisë, në këtë fundjavë mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me bilbila si në protestat masive kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Shkaktari për protestat aktuale ishte një sulm brutal ndaj një lideri të së majtës serbe, Borko Stefanoviç. Njerëzit me këmisha të zeza e kishin rrahur politikanin në fund të nëntorit në qytetin jugor të Krushevcit me një shufër metalike të hekurt dhe e kishin plagosur rëndë. Presidenti Vuçiç e dënoi sulmin dhe autorët e krimit u kapën. Por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e mprehtë të Vuçiçit për një klimë dhune në vend.

Shqipëri: Më shumë se sa taksat e larta të shkollimit

Në Shqipëri, që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 dhe 2560 euro, të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro. Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të benzinës.

Francë: Si do të vazhdojnë më tej “jelekët e verdhë”?

Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës kishte filluar disa javë më parë në Francë, protesta e “Gilets Jaunes”. Protesta gjithnjë e më masive, mbarëkombëtare, pas koncesioneve të presidentit Emmanuel Macron dhe sulmit në Strasburg e ka humbur pak vrullin. Nivelet e protestave në Paris fundjavën e kaluar ishin shumë prapa atyre të javëve të mëparshme. Dimensionet e protestave në Paris javën e kaluar ishin larg atyre të javëve të mëparshme.

Frankreich Gelbwesten-Proteste in Paris (Getty Images/AFP/Z. Abdelkafi)Protesta në Paris

Programi emergjent prej miliarda dollarësh, i cili ndër të tjera, parashikon një rritje të pagës minimale me 100 euro, në vitin 2019 e vë Francën në vështirësi buxhetore, Parisi ka gjasa të bëjë më shumë borxhe sesa e parashikon Pakti i Stabilitetit të Euros. Objektivi i tyre origjinal heqja dorë nga rritja e eko-taksave në lëndët djegëse fosile, është arritur nga “jelekët e verdhë”. Sidoqoftë, lëvizja në pak javët e ekzistencës së saj, ka dhënë një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe në një farë mënyre është rritur fuqishëm në drejtime të ndryshme politike. Por kjo rritje e shpejtë mund ta dëmtojë lëvizjen, nëse qëllimet e palëve ndryshojnë aq shumë sa që nuk mund të bien dakord për një agjendë të përbashkët./DW/

Next Post
FOTOT/ Kthimi i opozitës në Kuvend, rrjeti ironizon: “Pse mo, vërtet mendonit se do digjia mandatet unë?”

FOTOT/ Kthimi i opozitës në Kuvend, rrjeti ironizon: “Pse mo, vërtet mendonit se do digjia mandatet unë?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

December 8, 2025
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

December 8, 2025
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

December 8, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In