• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I pari shqiptar që i shënoi Spanjës, flet Shkëlqim Muça: Si mund t’i ndalim sot iberikët

by Java News
09/10/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 3 dhjetor të vitit 1986, Shqipëria luante për herë të parë ndaj Spanjës në stadiumin “Qemal Stafa”. Deri në minutën e 66-të, kuqezinjtë udhëhiqnin me shifrat 1- 0 pas golit të Shkëlqim Muçës në pjesën e parë. Sot, 30 vite më pas, Muça flet ekskluzivisht për “Panorama Sport” si lojtari që u fut në histori për golin që u shënoi iberikëve. Për atë takim të parë mes dy skuadrave, por edhe të sotmin që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, ishlojtari flet me nostalgji, ndërsa jep edhe “recetën” se si mund të ndalen yjet e Spanjës.

muca

Z. Muça, jeni shqiptari i parë që i keni shënuar Spanjës, pikërisht në ndeshjen historike të vitit 1986 në stadiumin “Qemal Stafa”. Çfarë kujtoni nga ai takim?

Natyrisht që e kujtoj me shumë nostalgji. Ishte hera e parë për ne që luanim kundër Spanjës, një kundërshtar i madh i atyre viteve. Kishte në përbërje lojtarë të famshëm të Barcelonës dhe Realit, si Butragenjo, Mishel, Sançez, Senor, Viktor apo Kamaço. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, ku ne kemi bërë një lojë fantastike. Në pjesën e parë kaluam në avantazh në minutën e 28- të, janë momente që nuk harrohen, por me keqardhjen që Spanja fitoi me një gol në fund.

Na e përshkruani pak golin?

Ka qenë një goditje dënimi, e ekzekutuar nga Bedri Omuri. Pas krosimit në zonë, Minga ka ulur topin me kokë tek unë dhe menjëherë e kam goditur në rrjetë me të majtën. Kujtoj që në portë ka qenë Zubizarreta, një portier i madh i Barcelonës së atyre viteve.

Një tjetër lojtar i Kombëtares që i ka shënuar Spanjës është Sokol Kushta. Dje përmendi faktin se e kishte shumë të vështirë të gjente biletë. Ju jeni interesuar në FSHF?

Edhe në atë kohë ka qenë e vështirë për të gjetur bileta në ndeshje si ajo ndaj Spanjës. Madje mund të them se ka qenë edhe më e vështirë se sot, pasi të gjithë donin të ishin në stadium. Kapaciteti i “Qemal Stafa”-s ka qenë i vogël, kështu që ata që kishin biletë ishin fatlumë. Tashmë nuk jam interesuar për biletë, pasi jam me fat, duke qenë se jam në koment gjatë transmetimit që bën TVSH-ja.

Shqiperi-Spanje 1986

Sa shanse ka sot Shqipëria të marrë pikë ndaj Spanjës?

Diferencat tona me Spanjën janë shumë të mëdha që në paraqitje. Në çdo aspekt janë shumë më lart se ne dhe duket e pamundur që t’u marrim pikë, por në futboll asnjëherë nuk ka formula të tilla. Natyrisht, në këto ndeshje varet shumë se si do të organizojë lojën kundërshtari, sepse ai është favoriti. Dihet që ekipi ynë do të jetë 120% i mobilizuar, por gjithçka varet nga Spanja, pra nga mënyra se si do të na trajtojë ne dhe a do të futet me impenjimin e duhur në fushë. Në futbollin e sotëm, pak të neglizhosh, çdo skuadër mund të të marrë pikë. Duhet të pranojmë se diferencat janë shumë të mëdha.

Atëherë, si mund ta ndalim këtë skuadër?

Normalisht, në ndeshje të tilla edhe të mos duash, të detyron kundërshtari që të mbrohesh me shumë forca. Me një skuadër si Spanja është e pamundur që ne të marrim iniciativën e lojës. Pa vendosur “autobusin” para është e pamundur dhe mendoj se këtë mënyrë loje sa më të mbyllur ia aprovojnë të gjithë De Biazit, pasi përballë është Spanja. Nuk duhet të krijojmë hapësira, vetëm kështu mund të kapim diçka. Spanja është mësuar të ketë përballë skuadra që i mbyllen dhe pak ekipe mund t’i imponojnë lojën. Ne nuk jemi një skuadër që mund të luajmë ballë për ballë ndaj Spanjës, kështu që do të mbrohemi. Gjithmonë do të mundohemi t’u prishim lojën.

Muca shkelqim

Nëse do të ishit ju trajneri, si do ta rreshtonit skuadrën sot nga mbrojtja në sulm…?

Skuadra jonë ka një kontingjent lojtarësh që janë atyaty, pra nuk kanë diferenca nga njëri-tjetri. De Biazi e ndryshon formacionin nga ndeshja në ndeshje dhe këtë e bën që t’i mbajë lojtarët të gjithë të karikuar. Tek ne vetëm dy-tre lojtarë nuk ndryshojnë, siç është Hysaj, Mavraj, Abrashi dhe portieri, pastaj të tjerët thuajse zëvendësohen gjithnjë. Trajneri shikon gjendjen e tyre momentale dhe vendos, por ndaj Spanjës jam i bindur që do të hedhë në fushë lojtarë agresivë, të cilët luftojnë fort në fushë dhe kanë një kondicion të mirë fizik.

Më konkretisht, na përmend formacionin që do të dëshironit?

Atëherë unë mendoj se me Berishën në portë, edhe katërshja e mbrojtjes më duket e pandryshuar me Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn dhe Agollin. Në mesfushë mendoj se do të luajnë lojtarë si Xhaka dhe Abrashi. Nga formacioni i Lihtenshtejnit parashikoj që vetëm katër lojtarë mund të jenë sërish edhe ndaj Spanjës. Sa i përket sulmit, mendoj se më në formë është Balaj dhe ai do të jetë në fushë, por kjo mbetet për t’u parë, pasi De Biazi ndoshta do një lojtar më të shpejtë në vijën e parë. Gjykoj se do të jenë 5 lojtarë agresivë në mesfushë, që mbyllin hapësirat dhe janë mirë fizikisht.

Ju vetë keni ndonjë parandjenjë për rezultatin?

Do të ishte fantastike nëse nuk do të humbnim, kaq mund të them. E imagjinoj se si do të bëhet loja, por duhet të kemi fatin me vete. Është një lojë që anon nga Spanja, edhe pse kurrë mos thuaj kurrë. Shpresoj shumë që të shënojmë një gol, do të jetë e bukur për ta bërë edhe ndeshjen sa më spektakolare.

Next Post
Mos i konsumoni ushqimet që shkaktojnë kancer

Mos i konsumoni ushqimet që shkaktojnë kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

December 8, 2025
“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

December 8, 2025
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

December 8, 2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In