Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino ka inistuar se trajneri Alan Pardew është kandidati më i mirë për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho. Trajneri portugez u lirua nga të gjitha detyrat e tij me klubin londinez pas një serie të zezë të rezultateve në Premier Ligë, duke lënë Chelsean në pozitën e 16 në tabelë me tetë humbje. Si zëvendësues të “Special One” janë përmendur Diego Simeone, Guus Hiddink, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, por ish-lojtari i Chelseat ka thënë se klubi nuk duhet të kërkojë shumë larg.
“Është një kandidat i mundshëm që të jetë menaxher i Chelseat dhe ai është Alan Pardeë. Ai është gati që t’i bashkohet një ekipi që luan në Ligën e Kampionëve”.
“Ai ka aftësinë, egon dhe lavdinë për të menaxhuar një ekip të madh. Mund të përballojë çdo pronar, madje edhe një siç është Roman Abramovich”.