“Shi” golash në “Parc des Princes” të Parisit, ku vendasit e PSG-së mposhtën me rezultatin e thellë 9-0 skuadrën e Guingampit, që pozicionohet në vendin e fundit të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11′, kur Neymar shënoi pas asistit të patriotit të tij, Dani Alves. Më pas ishte radha e Mbappe që të shënonte dy herë, për të bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.
Në fraksionin e dytë ishin sërish Neymar e Mbappe që shënuan, ndërsa këtë herë edhe Cavani dërgoi plot 3 herë topin në rrjetë dhe rezultati u vulos nga belgu Meunier.
Kjo ishte fitorja e 17 e PSG-së në 19 takime, dy prej të cilave i ka barazuar, ndërsa kryeqytetasit kryesojnë me 53 pikë, 13 pikë më tepër sesa Lille, që ka luajtur edhe dy takime më shumë.
/a.meta