• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parazitët

by Artur Ajazi
04/06/2024 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një fjalë e urtë thotë “kur nuk ke punë, luaj derën”. Dhe kjo është e vërtetë, aq sa është reale tek sheh çdo të martë paradite, të mblidhen dhjetra militantë të Rithemelimit para derës së bashkisë Tiranë. Vijnë me shashka dhe molotovë me vehte, dhe i sulen derës së bashkisë. I sulen gardhit të policisë, i sulen mureve të institucionit, duke hedhur parrulla, molotovë, sharje banale, etj..Thjesht, parazitë. Kur nuk ke as punë, kur nuk e do punën edhe kur ta afrojnë, kur ngopesh me “2 mijë lekësha” sa për të blerë cigare ose fara luledielli, natyrisht do të merresh edhe me derën e bashkisë.

Erion Veliaj ka ardhur me votë, dhe do të largohet me votë, por jo me molotovë, sharje, dhe paralajmërime. U bëmë gazi i botës. Kalojnë turistët në bulevard, dhe dëgjojnë britma, sharje, shohin tek hidhen molotovët drejt policëve, drejt derës së bashkisë. Dhe pse ? Sepse duhet të zbatojnë skenarin e rrugicës, dhe të largojnë me dhunë një kryetar legjitim. E bënë Tiranën të ndotur nga gazra helmues të molotovëve dhe shashkave artizanale, krijojnë  ndotje akustike në mes të Tiranës, duke dhënë përshtypjen e kryeqytetit të 25 viteve më parë, ku qelbej qendra nga kioskat dhe aktivitetet e pista.

Parazitët po e ndotin kryeqytetin, po trembin turistët, po djegin institucionet, dhe po japin përmes fjalimeve të tyre bajate, “leksione lirie, demokracie”. Parazitët po kërcënojnë SPAK-un, po paralajmerojnë Dumanin dhe çdo prokuror të tij, për të “arrestuar Erion Veliajn ndryshe do të përballet me pasoja”. Më turp për një grupim politik nuk ka. Parazitët mblidhen dhe shajnë këdo, paralajmerojnë këdo, janë të gatshëm të djegin këdo që u del para, vetëm për interesat e pasanikërve të Rithemelmit.

Protesta e tyre, do të ishte e vlefshme, në rast se do të ishte paqësore, ashtu siç protestohet sot në Europë. Protesta e tyre do të ishte legjitime, në rast se do të kishte akuza të faktuara për Erion Veliajn, dhe jo abuzime me fjalën e lirë, dhe akuza të stisura zyrave të Rithemelimit.

Parazitët, nuk duan institucione të pavarura, nuk duan drejtësi të pavarur, nuk duan rend dhe qetësi, nuk duan qytet të pastër dhe rrugë të shtruara. Ata janë gati të shembin edhe ndërtesën e bashkisë së Tiranës apo dhe kryeministrinë, vetëm e vetëm të “ngopin” oreksin  e ish-liderit majë ballkonit. Parazitët, nuk mund të tolerohen më, të trembin çdo të martë edhe foshnjat në krahët e nënave, me britmat dhe ulurimat e tyre histerike.

Kjo që ndodh mes Tiranës është një turp i madh, që veçse shvlerëson maksimalisht në sytë e shqiptarëve, jo vetëm Rithemelimin, por edhe ndonjë tjetër që e mbështet atë përmes burimeve “alternative”.

Next Post
Fauci përplaset me ligjvënësit në Kongres për izolimin gjatë pandemisë, maskat dhe vaksinimin

Fauci përplaset me ligjvënësit në Kongres për izolimin gjatë pandemisë, maskat dhe vaksinimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In