Ka habitur me përgjigjen e tij këngëgari i njohur Gjergj Leka, për mënyrën se si i fiton paratë e tij.
Në një intervistë për “Thumb”, kompozitori dhe këngëtari Leka u pyet fillimisht nëse do të pushime apo muzikë këtë verë këtë sezon dhe ai u përgjigj: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë”.
Më tej, Thumb e pyet këngëtaren se si i siguron paratë e tij, nëse muzikën e ka thjeshtë hobi dhe ai u përgjigj: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”.
Me shumë gjasë një përgjigje kjo me nota humori, në të kundërt i bie që artisti ta ketë punën pisk me drejtësinë.