• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë e Soros-it dhe gënjeshtrat rreth Soros-it

by Mero Baze
06/04/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Nuk është skandal që Lulzim Basha, gruaja e tij, Jamarbër Malltezi, Argita, apo të tjerë në PD, janë financuar nga Fondacioni “Soros”. Soros ka qenë në Shqipëri prej vitit 1991 për këtë qëllim. Ai ofronte bursa dhe sponsorizime për të rinj që donin të studionin jashtë dhe që kishin nevojë për ndihmë financiare. Paranoja rreth Soros-it dhe betejat konspirative rreth tij, janë një trend mediokrësh të vitit 2017-2018, të cilët kanë ekzistuar gjithnjë në periferi të shoqërive tona, por që PD dhe Basha, i nxorri ata në krye dhe i konsideroi seriozë, biles dhe për të ndërtuar kauza. Por problemi real i Lulzim Bashës është gënjeshtra publike dhe papërgjegjshmëria për ta përdorur gënjeshtrën për përfitime politike.

Kemi së paku dy raste të forta. Në kulmin e betejës në çadër, Lulzim Basha kishte bërë kauzën e debilëve të shoqërisë kundër Sorosit, kauzë politike, dhe mbante përditë fjalime në çadër kundër Sorosit, me shpresë se dikush do t’ia çonte Trumpit dhe ai do shkrihej nga kënaqësia. Pikërisht në këtë kohë, ai ka dhënë një intervistë tek “Opinion” dhe ka deklaruar se ka zero lidhje me Soros. Pra, ka gënjyer për një interes të fortë politik, ndërkohë që kishte ngritur një kauzë kundër Soros-it. Deklarata e tij politike reflekton karakterin e një lideri të papërgjegjshëm, që për të kaluar një situatë të caktuar politike, armën kryesore të tij ka gënjeshtrën.

Rasti i dytë është dhe më i rëndë.

Pasi humbi thellë zgjedhejt dhe pasi i hoqi PD-së rreth 240 mijë votues me lëvizjet që bëri në PD, filloi një garë fallco për kryetar të PD-së, përballë Eduard Selamit. Ky i fundit është një politikan mendjehapur që vjen nga SHBA, që e njeh Xhorxh Sorosin, pasi e ka pritur bashkë me Berishën në vitin 1991, dhe që i duket marrëzi beteja kundër tij. Pikërisht edhe pse nuk e kishte problem manipulimin kundër Selamit, Lulzim Basha dhe aty e përdori gënjeshtrën. Në një takim në Korçë përballë Selamit, ai u betua se kush zbulon një lidhje të tij me Sorosin, ai do ta falenderonte dhe do jepte dorëheqjen.

Padiskutim që kjo ishte një gënjeshtër, por një gënjeshtër që e ndihmoi atë në një moment të vështirë politik, po prej një gënjeshtre të vet. Se sikur Lulzim Basha të mos kishte shpikur kauzën e rremë të Soros-it, nuk kishte pse gënjente më tej për Soros-in. Por kur e nis politikën me gënjeshtra, prej saj do ta pësosh.

Sot Lulzim Basha është dhe përballë fakteve, që është financuar ai dhe gruaja e tij, nga Soros-i, që i ka paguar shkollën në Hollandë, dhe përballë gënjeshtrave të tij, se nuk ka pasur kurrë lidhje me Sorosin, dhe nëse zbulohen fakte, ai jep dorëheqje.

Çdo politikan normal do kishte dhënë dorëheqje pas kësaj, por ai me siguri po bën gati gënjeshtrën e tretë. Nuk e dimë se cila do jetë, por me siguri do thotë që nuk kam thënë se nuk kam marrë para, por që nuk kam lidhje me Sorosin, përveç parave. Është ngjashëm si në një lidhje me një prostitutë, shkon vetëm për seks kudrejt lekëve, por nuk ushqen ndenja për të. Vetëm kjo gënjeshtër i shkon.

Next Post
Ku i fshehin paratë zyrtarët e korruptuar shqiptarë, zbulohet parajsa e re fiskale

Paniku nga vetting-u në Drejtësi, nga bankat janë larguar afro 2 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In