• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë e fushatës, KQZ apel ekspertëve: Ejani monitoroni shpenzimet e partive për 30 qershorin

by Java News
02/05/2019 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje të gjithë ekspertëve kontabël të licencuar dhe ekspertëve financiarë të cilët janë të interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda datës 6 Maj me qëllim auditimin dhe mbikëqyrjen e shpenzimeve të partive politike në fushatë. Deri tani opozita, PD, LSI dhe partitë e tjera aleate nuk janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pasi më parë kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri tranzitore për të përgatitur procesin.

Deklarata e plotë nga KQZ-ja
Në zbatim të nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të auditojë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Gjithashtu, ligji “Për partitë politike” i ndryshuar  me ligjin nr. 90/2017,  e ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikqyrjen e financimit të partive, gjatë fushatës zgjedhore.

Bazuar në rëndësinë e veçantë të transparencës së fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar dhe ekspertëve financiarë, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj, për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël të licensuar dhe ekspertët financiarë, KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Partitë politike, i ndryshuar, do të emërojë me short, një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të monitoruar fushatën zgjedhore dhe ekspertësh kontabel të licensuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara për zgjedhjet e 2019.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimet e KQZ-së, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit.

Ndër të tjera, ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së:

1-            Kërkesë aplikimi;

2-            Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Të gjithë ekspertët kontabël licensuar dhe ekspertët financiarë të cilët plotësojnë kriteret, janë të lutur të aplikojnë pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj dhe të kontribuojnë në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji.

 

/a.meta

Next Post
EMRI/ U gjeti makinën vrasësve të ish-policit, gjykata lë në burg bashkëpunëtorin

EMRI/ U gjeti makinën vrasësve të ish-policit, gjykata lë në burg bashkëpunëtorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

March 31, 2026
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

March 31, 2026
Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

March 31, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

March 31, 2026
Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In