• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parashikuan motin gabim, pushohen nga puna drejtuesit e shërbimit meteorologjik

by A R
23/08/2022 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ekspertët kryesorë të motit në Hungari u pushuan nga puna pasi parashikimi i tyre i gabuar shkaktoi zhurmë politike.

Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe e fishekzjarreve në Europë” ishte organizuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, për të festuar Ditën e Shën Stefanit, festë kombëtare në këtë vend.

Por 7 orë para se të niste, qeveria e shtyu eventin, duke cituar parashikim ekstrem të motit.

Si për ironi, moti ishte i qetë, duke çuar kështu në pushimin nga puna të kreut dhe zëvendësit të tij nga shërbimi meteorologjik.

Sipas asaj që shkruan BBC, plot 40 mijë fishekzjarre ishin parashikuar për t’u lëshuar nga 240 pika të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash në lumin Danub, në Budapestin qendror, një shfaqje që zakonisht shihet nga më shumë se 2 milionë njerëz.

Qeveria e shtyu eventin për një javë, për shkak të parashikimeve që kishte marrë për mot ekstrem.

Por stuhia e shiut që Shërbimi Meteorologjik Kombëtar kishte parashikuar ndryshoi drejtim dhe preku pjesë të Hungarisë lindore, duke mos iu afruar fare kryeqytetit.

Vetë shërbimi kërkoi ndjesë publikisht të dielën duke shpjeguar se kishte ndodhur ajo që kishte më pak gjasa të ndodhte dhe tha se pasiguria është pjesë e parashikimit të motit.

Por ishte tepër vonë.

Të hënën, Ministri i Inovacionit, Laszlo Palkovics pushoi nga puna krerët e shërbimit.

Reagimet në Hungari ishin mikse.

Rreth 100 mijë persona kishin nënshkruar një peticion ku kërkonin anulimin e shfaqjes së fishekzjarreve në një kohë kur Ukraina fqinje është në luftë dhe vetë vendi i tyre përballet me kufizime.

Nga ana tjetër ama, mbështetësit e qeverisë u zemëruan shumë me parashikimin e gabuar dhe shpresojnë që kjo shfaqje të mbahet të shtunën e ardhshme, siç është planifikuar.

/a.r

Next Post
Qëllohet me armë 60-vjeçari në dyqanin e fruta-perimeve, Policia kap autorin e dyshuar

Qëllohet me armë 60-vjeçari në dyqanin e fruta-perimeve, Policia kap autorin e dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In