Parashikojeni të ardhmen tuaj në Google
Ekziston një version ‘i ri’ i Google që pretendon se është në gjendje ta parashikojë të ardhmen tuaj. Versioni i ri beta i Google i shfaqur javën e fundit pretendon se mund të parashikojë të ardhmen tuaj duke shkruar një pyetje në të dhe më pas duke shtypur ‘predict my future’ – parashiko të ardhmen time.
Nëse dëshironi ta provoni atë, vizitojeni betagoogle.com. Nëse nuk dëshironi ta provoni, ne do të ju tregojmë më poshtë se për çfarë bëhet fjalë:
Motori i kërkimit shfaqet me një listë të para-përgatitur të pyetjeve – varësisht se çfarë pyetje do të dëshironit të bënit.









