• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashikimi për Shqipërinë/ Studimi i “The Lancet”: Popullsia mund të përgjysmohet deri në vitin…

by Java News
20/07/2020 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52% në krahasim me vitin 2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Të dhënat janë publikuar në një studim të revistës shkencore ndërkombëtare The Lancet, e cila ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdekshmërisë, migracionit dhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100.

Studimi ka modeluar popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionit dhe normave të vdekshmërisë.

Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët, që në në vitin 2100 pritet të zbresë në 1.17 dhe migacioni i lartë. Migracioni neto modelohet në funksion të indeksit social-demografik, normës bruto të rritjes së popullsisë si dhe vdekjeve nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore. Raporti vlerëson dhe madhësinë e prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi dhe territori në skenarin referencë. Edhe në skenarin referencë, popullsia e Shqipërisë pritet të bjerë në 1.97 milionë banorë në vitin 2011, me një tkurrje prej gati 30% në raport me vitin 2017.

Parashikimet globale

Duke kombinuar skenarët e vdekshmërisë, fertilitetit dhe migracionit, raporti parashikon që popullsia globale në skenarin referencë të kulmojë në 9.73 miliardë në vitin 2064 dhe më pas të bjerë në 8.79 miliardë në vitin 2100.

Parashikimet referencë për pesë vendet më të mëdha në vitin 2100 janë India (1.09 miliardë, nga 1.38 mld që ka sot), Nigeria (791 million, nga 206 milionë banorë në 2017-n), Kina (732 million, nga 1.19 mld që ka sot), the SHBA-të (336 million, nga 325 që ka sot) dhe Pakistani (248 million, nga 214 sot).

Gjetjet sugjerojnë se të të gjithë skenarët do të ketë një zhvendosje në strukturën e moshës së popullsisë globale. Në senarin referencë, pritet që mosha mesatare të rritet nga 32.6 vjeç në vitin 2017 në 46,2 vjeç në 2100.

23 shtete në skenarin referencë, përfshirë Japoninë, Tailandën dhe Spanjën pritet që të kenë një rënie të popullsisë më të madhe se 50%, nga 2017 në 2100; Popullsia e Kinës pritet të bjerë me 48·0%.

Disa historianë argumentojnë se madhësia e ekonomive përkthehet në fuqi gjeopolitike. Rritja e Kinës dhe identifikimi i shekullit 21 si kinez janë të lidhura me idenë që së shpejti do të ketë Kina ekonomia më e madhe në botë.

Edhe pse PBB (prodhimi i brendshëm bruto) nuk është epërcaktues i vetëm i ndikimit dhe fuqisë politike globale, është një faktor thelbësor. Raporti thotë se nëse këto supozime të skenarit referencë do të rezultonin të vërteta, Rusia dhe Brazili do të shihnin në rënie relative të PBB-së,ndërsa Spanja dhe Italia do të pësojnë rënie të konsiderueshme, kurse Nigeria do të rritet ndjeshëm.

Gjetjet e raportit sugjerojnë që tendencat e vazhdueshme në arritjen arsimore të grave dhe qasjen në mjetet kontraceptive do të shpejtojnë rënien e fertilitetit dhe rritjen e ngadaltë të popullsisë. Monitor

tab19

g.kosovari

Next Post
“Meta ka dalë nga roli i presidentit, po sillet si kryetar i LSI”/ Klosi: Basha i trembet takimit me Ramës, ka frikë se…

"Meta ka dalë nga roli i presidentit, po sillet si kryetar i LSI"/ Klosi: Basha i trembet takimit me Ramës, ka frikë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In