Parashikimi i motit për sot dhe nesër, temperatura të larta dhe reshje lokale

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Mesdhe e cila po vazhdon të influencojë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.
Dita e Mërkurë 06 Qershor: Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të shoqërohen me reshje shiu në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat min dhe maxZonat malore 14/29°CZonat e ulëta 17/28°CZonat bregdetare 20/30°C
Dita e Enjte 07 Qershor: Në vendin tonë do të dominojë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zoant malore dhe ato pranë tyre. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe maxZonat malore 13/31°CZonat e ulëta 18/32°CZonat bregdetare 20/31°C
ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.