Ditën e shtunë, moti në vend parashikohet relativisht i paqëndrueshëm. Gjatë orëve të para të ditës do të ketë kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në pasdite priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.Sipas parashikimeve, reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen nga mesdita deri në pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe në relievet malore. Në zonat malore, reshjet mund të shoqërohen lokalisht edhe me shtrëngata afatshkurtra.
Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimumet që pritet të arrijnë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa minimumet do të zbresin deri në 0 gradë Celsius në zonat malore.











